E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori Ozil pranë kalimit tek Real Madrid

Reali i Madridit eshte shume prane blerjes se mesfushorit te kombtares gjermane Mesut Ozil. Sipas te perditeshmes spanjolle “Marca”, e cila eshte shume prane klubit madrilen futbollisti ka pranuar oferten e presidentit Florentino Perez, nderkohe qe tani pritet vetem pranimi i skuadres gjermane Verder Bremen qe ka dhe pronesine e kartonit te lojtarit.

Reali i Madridit ka rritur shumen e ofertes ne 14 milione euro per te patur shrbimin e Ozil, i cili ishte nje nga zbulimet e Boterorit 2010. Kjo shifer duket se ka bindur Verder Bremen te heqe dore nga nje prej futbollisteve me te talentuar te momentit, megjithse ne fillim krkonte 20 milione euro. Ne pritje te zyrtarizimit te transferimit nje gje eshte e sigurte. Trajneri i Realit Jose Mourinho nuk ka ngurruar te shprehe admirimin per futbollistin, duke thene se do te ishte i duhuri per skuadren e tij.

Mesut Ozil ishte nje nga protagonistet e kombtares gjermane ne Boterorin e Afrikes se Jugut dhe paraqitja e tij atje pritet t’i jape nje rruge tjeter karrieres se tij. Mesfushori eshte ne listen e blerjeve edhe te Barcelones, por destinacioni i tij eshte Reali i Madridit, qe vetem pak dite me pare transferoi ne Spanje nje tjeter talent te kombtares gjermane si Sami Khedira.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›