E Diel, 1 Nëntor 2026

Superkupa, Dinamo-Besa diskutojnë trofeun e parë sezonal

Për të motivuar lojtarët, presidenti dinamovit, Besnik Sulaj, ka vënë në dispozicion 1 mijë euro për kokë në rast suksesi. Megjithëse vjen e treta për nga rëndësia (pas kampionatit dhe Kupës), Superkupa është vlerësuar maksimalisht edhe nga trajneri i bluve, Luis Manuel Blanko, i cili ka siguruar se futbollistët e tij do të japin maksimumin në këtë sfidë.

Në radhët e kampionëve ka patur ndryshime gjatë merkatos verore, pasi përveç trajnerit Shkëlqim Muça, janë larguar portieri Elvis Kotorri, Maksimiljano Timpanaro, Nikola Delmonte, Bekim Kuli dhe Papa Diop. Ndërkohë, janë afruar Isli Hidi, Gjergji Muzaka, Nestor Martinea, Esteban Garsia, Isidor Sekseri, Sajmir Gjokea dhe Bledion Guga. Në stol është ulur argjentinasi Blanko. Në sezonin e kaluar kryeqytetasit i fituan të treja përballjet me verdhezinjtë e Shpëtim Duros.

Nga ana tjetër, ka patur rrjedhje nga organika e kavajasve. Orges Shehi, Endri Vrapi, Bledi Shkëmbi, Vioresin Sinani, Daniel Xhafaj, Alban Dragusha, Erbim Fagu, Bledar Mancaku, Renato Arapi, Dritan Babamusta dhe Blerim Hasalla janë të larguarit nga radhët e nënkampionëve. Për të mbushur disi hapësirat, në kampin kavajas janë afruar boshnjakët Sead dhe Semir Haxhibuliç, braziliani Marko Dos Santos, Marius Ngjela, Alfred Osmani, Akil Jakupi, Dimitrija Lazarevski, Betim Aliu, Edin Ferizoviç, Minas Osmani dhe Bilal Velia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›