Mesfushori i Barcës Xavi dëmtohet në stërvitje

Siç njofton AS, mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, është larguar nga stërvitja e mëngjesit të sotëm i dëmtuar në këmbën e majtë, duke iu nënshtruar menjëherë testeve të para.
Xavi, i shoqëruar nga stafi mjekësor i Barcelonës, u largua nga qendra stërvitore i dëmtuar, një ditë pasi Barcelona u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve. Ende nuk dihet se kur do të rikthehet spanjolli, por kjo do të mësohet së shpejti.
Me Andres Iniestan që do të mungojë deri në fund të sezonit, dëmtimi i Xavit duket se do ta paralizojë mesfushën Blaugrane para derbit ndaj Villarrealit, duke rrezikuar seriozisht që Barcelona të pësojë disfatë nga Nëndetësja e Verdhë dhe për t'ia dhënë kreun Realit.