E Diel, 1 Nëntor 2026

Top-10 sulmuesit më efektivë në Bundesligë

www.albania-sport.com - Janë lojtarë të rëndësishëm për ekipet e tyre. Shënojnë shpesh dhe nga golat e tyre varet jo pak ecuria e skuadrave për të cilat ata japin kontributin e tyre me “shifrat e golave”. Sipas rendimentit të tyre në lojë dhe mesatares së shënimit në raportin gol për minutë, është ndërtuar edhe kjo listë “Top-10”, përsa i përket efektiviteti të aktivizimit të tyre në Bundesligën gjermane, ku tani militojnë disa prej yjeve më të mirë në botë, por jo vetëm të tillë. Një nga sulmuesit me efektivitet të lartë në Gjermani është edhe shqiptari me pasaportë zvicerane, Alber Bunjaku. Sulmuesi i Nurembergut ka shënuar këtë vit 12 gola në 26 ndeshje, në 2004 minuta aktivizim, çka do të thotë se ai shënon 1 gol çdo 167 minuta.


1 - Obafemi Martins (Volfsburg)

Obafemi Martins është edhe sulmuesi më efektiv i Bundesligës. Martins ka luajtur 15 ndeshje me Volfsburgun dhe gjatë 633 minutave lojë ka shënuar 6 gola: 1 në çdo 106 minuta.

2 - Arjen Roben (Bajern Munih)

Syperylli holandez i Bajernit ka luajtur 1602 minuta (22 ndeshje) për rekordmenët e Bundesligës, duke realizuar 14 gola. Ish-lojtari i Realit shënon 1 gol çdo 114 minuta.

3 - Klaudio Pizarro (Verder Bremen)

Sulmuesi i Bremenit, Klaudio Pizaro ka shënuar 15 gola gjatë 1954 minutave aktivizim në 24 ndeshje në Bundesliga 1. Lojtari i Kombëtares së Perusë shënon 1 gol çdo 130 minuta.

4 - Kakau (Shtutgard)

Sulmuesi i Shtutgardit, Kakau, shënon çdo 130 minuta lojë një gol. Deri tani ai ka shënuar 12 gola gjatë 1565 minutave aktivizim në Bundesligë (23 ndeshje).

5 - Stefan Kiesling (Bajer Leverkuzen)

Gjahtari i Bajer Leverkuzenit, Stefan Kiesling gjatë 2743 minutave (31 ndeshje) ka realizuar në total 21 gola. Për lojtarin e Kombëtares gjermane: 1 gol çdo 131 minuta.

6 - Lukas Barrios (Borusia Dortmund)

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Lukas Barrios i Borusia Dortmundit, ka luajtur deri tani 2445 minuta (31 ndeshje) duke shënuar 18 gola: 1 çdo 136 minuta.

7 - Edin Xheko (Volfsburg)

Sulmuesi Edin Xheko i Volfsburgut ka shënuar deri tani në 32 ndeshje (2824 minuta) 20 gola. Kjo do të thotë se boshnjaku shënon 1 gol çdo 141 minuta lojë.


8 - Kevin Kuranji (Shalke 04)

Bomberi i Shalke 04, Kevin Kuranji, shënon një gol çdo 147 minuta aktivizim. Të 18 golat e tij në Bundesliga 1 ai i ka realizuar gjatë 2653 minutave lojë (31 ndeshje).

9 - Ivica Oliç (Bajern Munih)

Sulmuesi i rekordmendëve gjermanë, Ivica Oliç, në 1640 minuta aktivizim me Bajernin e Munihut në 27 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 10 gola: 1 në çdo 164 minuta.

10 - Albert Bunjaku (Nuremberg)

Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane ka shënuar këtë vit 12 gola në 26 ndeshje, në 2004 minuta aktivizim, çka do të thotë se ai shënon 1 gol çdo 167 minuta.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 29 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›