Një serb synon “Këpucën e artë”

www.albania-sport.com - Është shumë befasuese, pavarësisht se jemi në vitin 2010. Një serb, kryegolashënues i kampionatit elitar shqiptar, duke lënë jo pak por edhe vetë golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Migen Memellin e Flamurtarit. Sulmuesi i Apolonisë, Mlladen Bërkiç, kryeson me 15 gola listën e “topçinjve”, duke qene ai pretedenti numër një për të fituar “Këpucën e artë” në Shqipëri. E nëse do të ndodhte kjo, Bërkiç, do të ishte golashënuesi i parë më i mirë i huaj në 71 kampionate të Shqipërisë, që nga viti 1930. Një ngjarje unike. Një risi. Një precedent më shumë.
30 LOJTARË
Janë të paktën 30 lojtarë të huaj që kanë shënuar të paktën një gol në sezonin aktual të Superligës, të cilët së bashku kanë shënuar gjatë 30 javëve të luajtura deri tani 80 nga 384 golat e realizuar. Në fakt, serbi Bërkiç, në sezonin e tij të dytë në Shqipëri me Apoloninë, nuk është i vetmi nga atdheu i armiqve historikë. Skuadra fierake është shndërruar në një “shtëpi” të dytë për serbët, aq sa mund të flitet edhe për një koloni të saj në Fier.
15 GOLA
Mladen Bërkiç rivalizoi gjatë më Elis Bakajn e Dinamos dhe Daniel Xhafajn e Besës, por javën e kalaur “triumvirati” në bashkëkryesimin e topçinjve u prish. Ndërsa Elisi (i pezulluar), nuk luajti në humbjen e Dinamos kundër Shkumbinit në Peqin, Danieli nuk realizoi dot në fitoren e Besës kundër Laçit. Përkundrazi, Bërkiç shënoi të dy golat në fitoren kundër Kastriotit në Fier. Çka e çoi atë në kuotën e 15 golave, dy më shumë se Bakaj e Xhafaj, dhe tre më shumë se Migen Memelli.
ASNJË PËRSHYTPJE
“Çfarë përshtypje i bën një serbi, kur e sheh veten në krye të golashënuesve të Shqipërisë? Asnjë përshtypje në veçanti, - tha Bërkiç për mediat sportive shqiptare. “Jam profesionist, shënoj sepse kjo është detyra ime. Nëse jam në krye të golashënuesve në Shqipëri do të thotë që e kam bërë punën time mirë. Kjo më kënaq. Po nëse një shqiptar do të ishte në krye të golashënuesve në Serbi, si do të merrej? Nuk mendoj se do të kishte ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Shumë lojtarë të huaj kanë qenë golashënues në Serbi dhe asgjë e çuditshme s’ka ndodhur. Besoj që ky lojtar do të kishte bërë të kënaqur tifozerinë dhe klubin e vet.
JO PRIORITET
Sulmuesi simpatik i Apolonisë nuk e konsideron si primare fitimin e “këpucës së artë”. “Nuk e mendoj fare këtë, nuk është prioriteti im. Nuk do të ishte e ndershme kundrejt Apolonisë që po lufton për mbijetesë. Mendoj që më e rëndësishme është që skuadra të mbijetojë. Jam ndjerë mirë të Apolonia për këtë kohë që po luaj këtu”.
GLOB ME GOLA
Metafora është intriguese. Por golat i japin të drejtë. Madje ka gola me vulë argjentinase dhe braziliane nga Amerika e Jugut, senegelazë dhe nigerianë nga Afrika, ndërkohë Europa përfaqësohet me Ballkanin: gola kosovarë, serbë, kroatë, boshnjakë, maqedonas, por dhe malazezë.
ABILIO
Sulmuesi brazilian i Partizanit dhe Vllaznisë, Abilio Nevez Dos Reis, është dhe i huaji që ka shënuar më shumë gola në Shqipëri: 53 të tillë, duke lënë pas emra të tillë të shquar si senegelazi El Haxhi Gudjabi, zimbaviani Xhanuari Ziambo, kongolezi Sasha Delain, kroati Pero Pejiç.
APOLONIA
Skuadra fierake ka dhe numrin më të madh të huajve që kanë shënuar gola gjatë këtij sezoni: 6 të tillë (Mladen Bërkiç 15, Sead Haxhibuliç 5, Semir Haxhibuliç 2, boshnjaku Edin Feruzoviç 1, Çarlz Ofojeh 1 dhe Kenan Ragipoviç 1). Në total të gjashtë këta kanë shënuar 25 gola nga 38 që ka realizuar ekipi fierak.
TRADITA
Apolonia ka një traditë në fitimin e “Këpucës së artë”, më parë atë e ka fituar dy herë legjenda Kujtim Majaci: 1985-1986 (20 gola) dhe 1989-1990 (19 gola).
GOLASHËNUSIT E SUPERLIGËS
15 gola: Mladen Bërkiç (Apolonia, 1 p)
13 gola: Elis Bakaj (Dinamo), Daniel Xhafaj (Besa)
12 gola: Migen Memelli (Flamurtari), etj.
GOLASHËNUESIT E HUAJ
15 gola (1 lojtar): Mladen Bërkiç (Apolonia, 1 p)
10 gola (1): Milain Guerrib (Skënderbeu)
6 gola (3): Rafel Soza (Dinamo), Ivan Babiç (Kastrioti, 1 p), Sead Haxhibuliç (1 Vllaznia, 5 Apolonia)
5 gola (1): Lukas Malarkane (Dinamo)
3 gola (2): Semir Haxhibuliç (Apolonia), Genc Hyseni (Gramozi, 1 p)
2 gola (6): Maksimiliano Timpanaro (Dinamo), Robert Alvizh (Flamurtari), Alban Dragusha (Besa), Antonio Rukavina (Skënderbeu), Blazo Rajoviç (Vllaznia), Markos Dos Santos (Gramozi, 1 p).
1 gol (15): Edin Feruzoviç (Apolonia), Çarlz Ofojeh (Apolonia), Kenan Ragipoviç (Apolonia), Zheljko Mrvaljeviç (Vllaznia), Pape Diop (Dinamo), Marko Putinçanin (Dinamo), Sasho Gjorevski (Shkumbini), Altin Grboviç (Shkumbini), Flavio Junior (Flamurtari, 1 p), Darko Djukiç (Flamurtari), Marko Nestoroviç (Skënderbeu), Marko Markoviç (Skënderbeu), Matko Djarmati (Kastrioti), Jurandir Oliveria (Gramozi), Berat Hyseni (Teuta)
Autogol (1): Abraham i Tiranës në favor të Vllaznisë.
Gjithsej: 30 lojtarë
Golashënuesit sipas ekipeve
Apolonia: 6 (Mladen Bërkiç, Semir Haxhibuliç, Sead Haxhibuliç, Edin Feruzoviç, Çarlz Ofojeh, Kenan Ragipoviç)
Dinamo: 5 (Rafel Soza, Lukas Malarkane, Maksimiliano Timpanaro, Pape Diop, Marko Putinçanin)
Skënderbeu: 4 (Milain Guerrib, Antonio Rukavina Marko Nestoroviç, Marko Markoviç)
Vllaznia: 3 (Sead Haxhibuliç, Zheljko Mrvaljeviç, Blazo Rajoviç)
Flamurtari: 3 (Robert Alvizh, Flavio Junior, Darko Djukiç)
Gramozi: 3 (Genc Hyseni, Markos Dos Santos, Jurandir Oliveria)
Kastrioti: 2 (Ivan Babiç, Matko Djarmati)
Shkumbini: 2 (Sasho Gjorevski, Altin Grboviç)
Besa: 1 (Alban Dragusha)
Teuta: 1 (Berat Hyseni)
Autogol :1 (Abraham Alecenu, Tirana)
Gjithsej: 30 lojtarë
Sipas golave të shënuar
Apolonia
25 gola lojtarët/ 36 ekipi
(Mladen Bërkiç 15, Sead Haxhibuliç 5, Semir Haxhibuliç 2, Edin Feruzoviç 1, Çarlz Ofojeh 1, Kenan Ragipoviç 1)
Dinamo
15 gola lojtarët/ 48 ekipi
(Rafel Soza 6 , Lukas Malarkane 5, Maksimiliano Timpanaro 2 , Pape Diop 1 , Marko Putinçanin 1)
Skënderbeu
14 gola lojtarët/ 36 ekipi
(Milain Guerrib 10 , Antonio Rukavina 2, Marko Nestoroviç 1 , Marko Markoviç 1)
Vllaznia
4 gola lojtarët/ 31 ekipi
(Blazo Rajoviç 2, Sead Haxhibuliç 1, Zheljko Mrvaljeviç 1 )
Flamurtari
4 gola lojtarët/ 37 ekipi
(Robert Alvizh 2, Flavio Junior 1, Darko Djukiç 1)
Gramozi
6 gola lojtarët/ 17 ekipi
(Genc Hyseni 3, Markos Dos Santos 2, Jurandir Oliveria 1)
Kastrioti
6 gola lojtarët/ 29 ekipi
(Ivan Babiç 6, Matko Djarmati 1)
Shkumbini
2 gola lojtarët/ 28 ekipi
(Sasho Gjorevski 1 , Altin Grboviç 1)
Besa
2 gola lojtarët/ 32 ekipi
(Alban Dragusha 2)
Teuta
1 gol lojtarët/ 28 ekipi
(Berat Hyseni 1)
Autogol: 1 (Abraham Alecenu)
Gola të shënuar gjithsej në kampionat: 384
Gola gjithsej të shënuar nga të huajt: 80
Raporti gola të huaj/gola në total: 20.08 %
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 29 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili