E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora Sport", ndeshja Qato-Ponce

Emisioni "Ora Sport" i është kushtuar mbrëmjen e sotme ndeshjes së madhe e cila do të zhvillohet ditën e djelë mes boskierit shqiptar Kreshnik Qato dhe Esteban Ponce. Të ftuar në studio kanë qënë specialistë dhe komentator të shquar të boksit në Shqipëri. Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Boksit prefesionit Hamdi Uka theksoi se ndeshja mes Qatos dhe Ponces është një start i mrekullueshëm i boksit profesionit duke theksuar se kjo ndeshje është një jehonë dhe një eveniment i madh për boksin. Sipas tij nën kryesimin e presidentit zoti Ylli Ndroqi FSHBP po rritet dhe sa vjen dhe bëhet më prezente boksi profesionit në Shqipëri. Sipas tij një dhuratë e madhe që i bëhet boksit profesionit është palestra e cila do të promovohet së shpejti e cila është ngritur pranë stadiumit "Qemal Stafa".
Për komentatorin Ahmet Golemi meritë për promovimin e boksit profesionit në Shqipëri është edhe kontributi i promotorit të boksierit shqiptar Kreshnik Qato, zotit Ylli Ndroqi. Sipas tij ndeshja mes Qatos dhe Ponces është një target ku do të përqëndrohen edhe pasionet boksdashëse duke shtuar se Qato është shndërruar tashmë në një kryefjalë dhe si hero në boks.
Ndërkohë për komentatorin Bashkim Mertiri ndeshja është një eveniment i madh pasi boksieri shqiptar Qato do të mbrojë edhe titullin WBF. Sipas tij boksi profesionist po merr hov në Shqipëri duke shtuar se për herë të parë do të organizohet në Tiranë një konventë ndërkombëtare.
Ndërsa ish-komentatori Anastas Kopuzi theksoi se me këtë ndeshje është rritur edhe cilësia e organizimit të ndeshjeve të boksit.
Ndërkohë ekspertët dhe komentatorët e boksit e kanë cilësuar si mjaft të vështirë ndeshjen Qato-Ponce pasi ky i fundit ka shumë fitore mbi supe por theksuan se besojnë që Qato do të arrijë ta mbrojë titullin WBF.
Ndeshja mes boksierit shqiptar Kreshnik Qato dhe Esteban Ponce do të zhvillohet ditën e dielë në orën 18:00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›