E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besian Idrizaj: Dua fanellen e Shqipërisë

Besian Idrizaj, sulmuesi shqiptar i Suansi Siti në Kategorinë e Dytë angleze, shprehu publikisht dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi. Menaxheri i sulmuesit 22-vjeçar, agjenti i FIFA-s, Mario Cenolli, tha për “Albania-sport.com”, se lojtari kishte kohë që e kishte kristalizuar vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë, parë dhe nivelin në rritje në përfaqësueses shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e Liverpulit, ka pranuar të bëhet pjesë e skuadrës për eliminatoret e Euro 2012, ku Shqipëria do të përballet me Francën, Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë e Luksemburgun. Sidomos ndeshja me Francën e Frenk Riberisë do të ishte një vitrinë e mirë për të.

Trajneri kroat Josip Kuzhe po vazhdon punën për të krijuar grupin e lojtarëve që do të përfaqësojë vendin tonë në Europian, ku priten të përfshihen shumë të lojtarë të rinj, pavarësisht se pasuesi i Ari Hanit ka deklaruar se hë për hë ka nevojë për , eksperiencën e Beqajt, Lalës, Skelës, Bogdanit apo Duros, lojtarë mbi 30-vjeçarë,

Përveç Kapllanit e Salihit (të dy të konfirmuar) priten të testohen në dy miqësoret e radhës kundër Malit të Zi (më 25 maj, në Podogoricë) dhe Andorrës (më 2 qershor, në Tiranë) edhe
Ahmed Januzi, Bekim Bala, por edhe Edgar Çani (nëse ky do të pranojë.

Besian Idrizaj ka lindur në Austri më 12 tetor 1987, vetëm pak kilometra larg Vjenës. Klubi i tij i parë ka qenë Admira Linz, ndërsa nga viti 2003 dhe për dy sezone luajti me LASK Linz, ku realizoi 3 gola në 35 ndeshje. Në sezonin 2004-’05 u shpall “Lojtari i Ri më i Mirë” në Austri.

Pas një prove të kaluar me sukses, në verën e vitit 2005 u transferua te Liverpuli, por ka qenë i pafat në sezonin e parë me gjigantët anglezë: dëmtimet e shumta nuk e lejuan që të shpaloste të gjithë kualitetin në fushën e lojës.

Me ekipin e drejtuar nga Rafa Benitez, Idrizaj ka luajtur vetëm në miqësoren e fazës përgatitore kundër Urekshemit, më 15 korrik 2006, ku u aktivizua për 45 minuta përkrah Kreig Belami. Në vitin 2007 filloi një histori e gjatë huazimesh te Luton, Kristal Palas, Oldham Athletik në Çempionship, ndërsa kontrata me Liverpulin përfundoi me huazimin tek austriakët e Uaker Insbruk.

Në korrik 2009 sulmuesi firmosi për Bllekbërn Rovers, ku luante me ekipin e dytë, por vetëm pas një muaji ai u transferua te Suansi Siti, skuadër me të cilën vazhdon të përfaqësohet. Ai ka luajtur edhe 12 ndeshje, ku ka realizuar 3 gola për U-21 të Austrisë, por kjo nuk do ta pengojë aktivizimin me Kombëtaren “A” të Shqipërisë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 29 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›