Masa I pari ka nje dore tek titulli
Sipas brazilianit te Ferrarit Felipe Masa piloti me i avantazhuar ne betejen per titullin kampion eshte ai qe gjendet ne krye te klasifikimit. Fati i titullit do te diskutohet ne 600 kilometrat e mbetura nga gara e San Paolos dhe e Abu Dabit. Ne pisten qe ndodhet ne vendlindjen e tij ferraristi ka qene gjithnje protagonist ne sezonet e fundit u shpall fitues ne 2006-n dhe doli i dyti nje vit me pas duke i dhene nje dore te mire Raikonenit duke u renditur pikerisht para Alonsos asokohe te Meklareni. Mandej e diela e trishte e 2008-s ku ishte virtualisht kampion bote per 20 sekonda para se Hamiltoni te parakalonte Timo Glokun dhe ti rrembente titullin. Pra ne Interlagos ndihma e Mases per Fernando Alonson ka per te qene jetike. E fundit here qe i sheh protagoniste dy pilotet e Maranelos eshte episodi i shumediskutuar ne garen e Gjermanise. Parakalimi kundrejt brazilianit pas urdhrit te skuadres solli kthesen per Alonson ne vrapin drejt titullit. Prej atehere spanjolli ka grumbulluar 133 pike kundrejt 76 te Mases. Prandaj pas dy javesh ky i fundit ka rastin me te mire per ti dhene kuptim nje sezoni per tu harruar dhe ne te njejten kohe te justifikoje vendimin e Ferrarit per ta mbajtur edhe dy vjet te tjere.