E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori kosovar është shumë pranë kalimit te kampionët e Premier League

Drejtuesit e Mançester Junajtid i kanë bërë një ofertë prej 10 milionë sterlinash skuadrës së Uest Hemit për të marrë lojtarin kosovar me pasaportë zvicerane, mesfushorin Valon Behrami. Behrami, i cili ka pasur edhe disa oferta nga dy klubet italiane, Roma dhe Lacio, pritet ta marrë në konsideratë këtë ofertë nga klubi prestigjioz anglez, i cili me këtë ofertë me sa duket ka vendosur, që ta "bllokojë" transferimin e kosovarit në ndonjë klub tjetër. Uest Hem aktualisht disponon kartonin e mesfushorit me pasaportë zvicerane dhe është e interesuar, që ta transferojë lojtarin për një ofertë të konsiderueshme si kjo që vjen nga Mançesteri, i cili pas largimit të Ronaldos ka shfaqur dobësi sidomos në krahun që luan mesfushori kosovar i kombëtares zvicerane. Gjithsesi, do të jenë ditët e ardhshme, ato që do të qartësojnë edhe synimet e të dy klubeve, të cilat janë përfshirë në tratativa dhe pritet që shumë shpejt të dalin në një konkluzion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›