Sicilianët, pasi dështuan për Kurz, rrisin ofertën për sulmuesin shqiptar
Katania kthehet në sulm për të marrë Erjon Bogdanin. Pasi kishte marrë përgjigje negative nga Kievo për sulmuesin shqiptar, ekipi sicilian, u fut në sulm për argjentinasin e Lacios, Julio Cruz. Lojtari në fjalë refuzoi ofertën e Katanias dhe në këtë pikë drejtuesit sicilian i janë rikthyer tratativës për të siguruar shërbimet e Bogdanit. Mësohet se për të arritur qëllimin e tyre katanezët kanë ngritur ofertën. Por klubi i Kievos duket më i vendosur se kurrë për të mos e lejuar shqiptarin të largohet në drejtim të një skuadre rivale në luftën për të mos rënë nga Seria A. Ai që ka këmbëngulur fort për qëndrimin e Bogdanit në Verona ishte pikërisht trajneri Mimo Di Karlo, i cili e konsideron Bogdanin si një lojtar të rëndësishëm, që ka kualitet dhe është shumë i fortë fizikisht. Po ashtu, vetëm tri ditë më parë, edhe vetë Bogdani ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi nga Kievo, duke insistuar se do qëndrojë deri në fund të kontratës.