E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Meshari" i Gjon Buzukut, ne Tirane per 100-vjetorin e Pavaresise Izaura Ndoj



Me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, Vatikani do te sjelle per t'u ekspozuar ne Tirane vepren origjinale me te lashte ne gjuhen shqipe, "Mesharin" e Gjon Buzukut, qe daton qe nga viti 1555. Kjo u konfirmua gjate nje takimi qe kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi me Eminencen e Tij ne Vatikan, Kardinalin Abril Y Castello, i cili ndodhet per nje vizite ne Shqiperi. Gjate takimit, Topalli kerkoi mbeshtetjen e Kardinalit Abril Y Castello per martirizimin nga ana e Vatikanit te 40 klerikeve shqiptare te ekzekutuar ne vitin 1944 nga diktatura komuniste. "Vij me shume kenaqesi ne Shqiperi, nje vend per te cilin une kam shume njohuri. Une ndodhem ketu ne emer te Shkelqesise se tij, Papa Benediktit XVI, i cili ndjek me shume vemendje dhe interes zhvillimet ne Shqiperi dhe mesazhi qe ne duam te percjellim eshte ai i mbeshtetjes per Shqiperine dhe popullin shqiptar", - u shpreh Kardinali Abril Y Castello. Kryetarja Jozefina Topalli dhe Kardinali Abril Y Castello u ndalen gjeresisht tek modeli i jashtezakonshem qe Shqiperia percjell per mbare boten ne lidhje me tolerancen dhe harmonine nderfetare. "Shqiperia sherben si nje shembull, me te cilin i flet mbare botes se si bashkejetohet ne solidaritet, tolerance dhe harmoni fetare. Eshte nje nder te paktat vende ku numri i strehimit te hebrenjve gjate Holokaustit u rrit ne krahasim me periudhen para luftes. Ne ditet e sotme, kur shume vende perballen me akte dhune, Shqiperia eshte nje model qe i tregon njerezimit vlerat e verteta te bashkejeteses fetare", - tha Kryetarja e Kuvendit. Qe nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte nje veper e humbur, nje veper e panjohur. Me 1740 ate e zbuloi ne Biblioteken e Propaganda Fides, afer Romes, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova. Gjithe gezim per kete gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxeten ne Palermo te cilit i dergoi nje faqe. Libri mendohet te jete shtypur ne Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike per tingujt ne shqip. Ky zbulim beri buje te madhe, sepse eshte libri i pare ne gjuhen shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje per me teper se nje shekull, deri me 1909, kur e rizbuloi arbereshi Pal Skiroi, ne Biblioteken e Vatikanit ne Rome, ku gjendet edhe sot me shenimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›