Berisha: PS po kerkon me cdo kusht te pengoje integrimin Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka kritikuar dje opoziten per qendrimet bllokuese qe ajo po mban ndaj miratimit te 2-3 ligjeve qe kerkohen nga Bashkimi Europian si kushte per integrimin e vendit, sipas Kryeministrit, bllokimi i ketyre ligjeve ka vetem nje qellim te erresoje endrren e Shqiperise Europiane. Kryeministri theksoi faktin se me bllokimin e ketyre ligjeve opozita po punon kunder statusit te vendit kandidat. Keto deklarata, kreu i qeverise i beri dje ne inaugurimin e shkolles 9-vjecare "Kocaj" ne Baldushk. Duke vleresuar investimet e bera nga qeveria si ne infrastrukture, shkolla dhe sektore te tjere, Kryeministri deklaroi se procesi i integrimit eshte shume i gjere dhe nuk mund te behet pjese e BE, pa uje, drita, rruge te shtruara apo shkolla te reja. "Nuk mund te integrohesh me shkolla te rrenuara, me rruge te rrenuara, nuk mund te integrohesh pa drita, pa furnizim me uje. Ne vitin 2001 ishim ne Parlamentin Europian, pasi ju kujtohet historia e zgjedhjeve. Nje europarlamentar, jo keqdashes ndaj nesh, u ngrit dhe tha c'na duhen keta njerez, kur nuk kane rruge, drita, uje. E verteta eshte se ai nuk fliste nga pozitat e zengjinit ndaj te varfrit, por per te thene se realiteti shqiptar ishte shume larg realitetit te tyre. Sot jemi absolutisht, krejtesisht tjeter. Sot kemi ndertuar shkolla nder me modernet. Sot kemi harruar kohen kur energjia nderpritej me ore te tera. Ne kater vitet e fundit kemi ndertuar rruge, sipas Komisionit Europian, me shume se i gjithe rajoni i marre se bashku", - u shpreh Kryeministri. Per kreun e qeverise, megjithese jane bere gjithe keto investime serish ka nje problem madhor, dhe kjo eshte opozita me qendrimet e saj bllokuese. "Kur shihni parlamentin e komisionet parlamentare do te konstatoni se ne mes te mbledhjes, nje grup deputetesh ngrihen dhe ia mbathin, pikerisht atehere kur duhet te votohen 2-3 ligje qe kerkohen me doemos nga Komisionin Europian, per te votuar statusin e vendit kandidat. Ne shkembim kerkojne qe te shkelmojme vendimin e gjykatave", - u shpreh kreu i qeverise. Berisha ka akuzuar opoziten se me qendrimet e saj bllokuese ka vetem nje qellim, te erresojne endrren europiane te Shqiperise, enderr e cila, sipas Kryeministrit, edhe pak dhe do te behet e vertete. Me pas, Berisha duke iu drejtuar kryetarit te Komunes, e ka garantuar se qeveria do ta mbeshtese ne te gjitha projektet, te cilat do te ndihmojne ne zhvillimin e zones, si ne infrastrukture, por edhe ne projekte te tjera te rendesishme, sic jane mbjellja e drureve frutore.