E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujt dhe ora e tyre biologjike

Eumlshte thene vazhdimisht se vetem femrat e kane te ashtuquajturen ore biologjike per sa i perket sjelljes ne jete te pasardhesve. Per shekuj me radhe mashkulli eshte cilesuar si nje qenie qe nuk ndjen shume ne kete drejtim. Por kjo nuk eshte aspak e vertete. Edhe meshkujt ne nje moshe te caktuar duan deshperimisht qe te lene pasardhes madje nese kane veshtiresi ne nje ndermarrje te tille vuajne dhe jo rralle jane gati qe te bejne cdo lloj kompromisi per te pasur foshnjen e tyre

Edhe ata sidomos meshkujt e sotem duan qe te mbajne ne krahe foshnjen e tyre ta perkedhelin te dalin me te diteve me diell neper parqe dhe te ndihen jo thjesht qenie te riprodhueshme por eter ne te gjithe kuptimin e fjales. Edhe ata duan qe te kalojne netet e pagjuma neper divane dhe kolltuke ndersa jane duke u kujdesur per te voglin e tyre qe nuk degjon te mbylle sy. Edhe ata duan qe cdo Krishtlindje te shpenzojne para per tu bere dhurata dhe surpriza femijeve dhe te thurin endrra per diten e pare te shkolles se femijes. Pra edhe meshkuj enderrojne qe te kene femije dhe kur nuk e arrijne lehtesisht nje gje te tille mund te stresohen ne maksimum dhe kjo mund te ndikoje negativisht edhe ne marredhenien me te mire dhe me solide ne cift. Vecanerisht nje mashkull e ndjen nevojen e te pasurit nje femije kur sheh se si shoket e tij njeri pas tjetrit jane shnderruar ne baballare dhe atesia i ka shnderruar nga rebele dhe bredharake ne njerez te mbledhur dhe te dhene pas cerdhes se tyre te re. Por jo te gjithe meshkujt ia pranojne nje fakt te tille vetes. Ka shume nga ata qe per shkak te nje kulture qe nuk e lejon shfaqjen e dobesise te meshkujt nuk e flasin kete nevoje te tyre me askend madje as nuk ia pohojne vetes duke e shtypur nje ndjenje qe ne fakt eshte shume natyrore dhe biologjike. E verteta eshte se ekziston edhe ne vendet me te zhvilluara nje tabu sociale ne lidhje me shprehjen e hapur nga ana e meshkujve per tu bere prinder. Zakonisht meshkujt mund te thone vetem se eshte mire qe te kene femijet e tyre ne te ardhmen e papercaktuar dhe madje thone edhe se do te deshironin te ishin baballare te devotshem dhe te perkushtuar ndaj femijeve te tyre por nuk eshte i zakonshem fakti qe ata per shembull vazhdimisht te ankohen se do te donin qe te kishin edhe ata nje femije te tyren. Zakonisht kjo ankese dhe kjo deshire shprehet me shumice nga femrat e te gjitha moshave.

Dhe kur behen ne nje moshe relativisht te pjekur baballare meshkujt e ndodhur perballe brishtesise dhe mrekullise se foshnjes se tyre e kuptojne se sa shume e paskeshin deshiruar ne heshtje dhe ne fshehtesi ate krijese dhe sa e rendesishme eshte bere tani ajo per ta. Por eshte nje kulture qe pak nga pak po ndryshon jo vetem ne Perendim dhe meshkujt gjithnje e me teper po marrin iniciativen per te shnderruar nje lidhje me nje partnere ne premisen e nje familjeje te vertete me sjelljen ne jete te femijeve. Jane gjithnje e me te shpeshta rastet kur meshkujt u propozojne partnereve te tyre qe te kene femije duke i dhene keshtu fund nje lloj marredhenieje ne jeten e tyre per te hapur nje kapitull te ri qe do te jete me impenjativ por shume me emocionues e perfshires. Ajo qe eshte e cuditshme eshte se ndersa meshkujt po behen me femijedashes ka femra qe nuk i duan femijet ne nje moshe te hershme dhe madje e lene sjelljen ne jete te tyre per ne nje moment te larget deri ne te 40-at. Kjo edhe pse femrat duhet qe te nxitohen me shume se meshkujt nese duan qe te kapin moshen e duhur per tu bere me femije. Por tashme sjellja ne jete e femijeve per femrat eshte bere e zakonshme qe te kape moshen pertej te 30-ve. Por ora biologjike e femrave nuk te fal dhe mbi te gjitha eshte nje ore qe pasi i kalon koha nuk kthehet me. Ndryshe nga meshkujt qe prodhojne sperme perdite femrat kane lindur me veze rreth 2 milione gjithsej dhe ne moshen 30 e me tutje sasia e vezeve te disponueshme per tu pllenuar pakesohet shume ndjeshem dhe kjo ben qe si pasoje edhe shanset te pakesohen ne maksimum. Pasojat emocionale te kalimit te nje afati biologjik jane shume te renda per femrat por jo me pak te lehta edhe per meshkujt. Por sot nje numer gjithnje e me i madh femrash po shkon ne kufi te moshes ne kerkim te partnerit ideal apo te ndjekjes se idealeve dhe objektivave te tjera. Ndersa per sa i perket ankthit te meshkujve per te pasur pasardhes per kete eshte folur gjithmone shume rralle. Ideja e pergjithshme qe ekziston eshte se meshkujt nuk nxitohen kurre per te sjelle ne jete femije dhe se ne parim duan qe kete ta bejne sa me vone qe te jete e mundur. Ne me te shumten e rasteve ata ngecin ne atesi dhe nuk jane ata qe e zgjedhin nje pervoje te tille. Nenat vazhdojne qe te shihen si me te rendesishmet ne mbajtjen dhe kujdesin per familjen por fakte te reja flasin se edhe meshkujt kane te njejten sjellje si femrat ose perafersisht te njejte kur behet fjale per kalimin e ores biologjike per sjelljen ne jete te pasardhesit. Disa studiues kane zbuluar se edhe meshkujt ashtu si femrat kane te njejtat reagime kur perballen me nje foshnje qe qesh apo qan. Nje sondazh i fundit i kryer ne shume vende ne Perendim tregon se edhe meshkujt kane nje ndjesi dhe nje sjellje shume pozitive ndaj atesise. Dhe ja me ne fund nje rezultat shume i cuditshem. Meshkujt e rinj kur perballen me faktin e nje shtatzenie te papritur jane shume me entuziaste dhe me te gatshem per te pranuar atesine sesa partneret e tyre femra qe shfaqin mosbesim ne disa raste.

Fakti eshte se sjelljet e meshkujve ndaj femijeve apo edhe ndaj idese se sjelljes ne jete te femijeve kane ndryshuar dhe jane permiresuar. nuk behet fjale vetem per sjelljet e tyre por per ndryshimin e nje mendesie dhe kulture te caktuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›