E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Shteti po grabit pronaret te merren masa

Kreu i republikaneve kerkoi ndihmen e koalicionit te djathte per ceshtjet e pronesise

Shteti po u vjedh me ligj token ish-pronareve. Ky ka qene apeli qe beri dje ministri i Mjedisit njekohesisht kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu gjate nje aktiviteti me republikanet e Tiranes. Ai ka theksuar se qeveria duhet te marre masa te menjehershme per te luftuar padrejtesine ne kete proces. Pronaret kane besimin dhe shikojne me dyshim cdo iniciative te shtetit sepse ky shtet u grabiti atyre pronen me ligj me vendime komisionesh shteterore apo gjykatash i perbuzi ata ne menyre klasore dhe i la ne pafuqishmerine per tu ndeshur me manipulatoret deklaroi kreu i republikaneve Mediu. Ne kete kuader ministri i kabinetit Berisha theksoi se jo vetem PR por i gjithe koalicioni qeverises duhet te jape me shume kontribut per sa i perket ceshtjes se pronave. Ne duhet te ndertojme ne Parlament nje komunikim permanent ndaj te gjithe partnereve te koalicionit si me LSI-ne ashtu dhe me partine qe mbron ceshtjen came sugjeroi Mediu perpara republikaneve te Tiranes. Sipas tij edhe qeveria duhet te jape kontributin e saj duke unifikuar te gjitha strukturat qe merren me pronat ne nje agjenci te vetme. Pervec kesaj kerkese ne fjalen e tij Mediu ka parashtruar edhe nje sere kerkesash te tjera qe sipas tij duhet te merreshin menjehere ne konsiderate nga ana e qeverise. E para cdo prone shteterore apo private duhet tu kthehet pronareve te tyre te ligjshem e dyta tu kthehen shtepite pronareve te ligjshem te cilat u jane rrembyer per 40 vjet por edhe per 20 vjet te tjera dhe ne shumicen e tyre jetojne ata qe i persekutuan dhe i perbuzen. Se treti privatizimi i sektorit shteteror. Se katerti percaktimi perfundimisht i fatures financiare per kompensimin theksoi Mediu. Sipas tij PR do te abstenoje ose te votoje kunder cdo nisme te qeverise e cila bie ne kundershtim me kerkesat dhe pretendimet e pronareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›