Jam nga Shqiperia quhem Dorina
Sofia apo Dorina Qendroj per disa minuta ne Youtube e veshtroj dhe e rishoh disa here filmin. Sofia eshte e bukur si nje shishe shampanje ka ze te ngrohte dhe ndodhet me merite ne X Factor nje nga programet me te shikuara ne Itali ku deri me tash jane zbuluar talente qe po gezojne sukses ne muzike. Por Sofia eshte pak e ftohte te pakten kete transmeton. Ndoshta sepse pret qe te kaloje garen edhe pse eshte italiane dhe ky mund te jete nje avantazh per te ndryshe nga Dorina shqiptarja. Dorina Leka e bija e kantautorit te suksesshem Gjergj Leka nuk eshte e bukur nuk ka ftohtesi por i dallohet qarte rebelimi dhe njefare sjellje indiferente. Ajo eshte artiste edhe ne menyren sesi i mbushsyte e saj me lot. Si kafshon buzen dhe kollitet pak ndoshta sepse e di qe nuk eshte italiane dhe se mes dy vajzave te talentuara mund te mbizoteroje kushti i fundit. Nuk i intereson te duket e gjate dhe i heq cizmet e zeza duke ecur kembezbathur por sigurt ne skenen e X Factor. Mikrofoni eshte shume i vogel perpara emocionit dhezerit qe vjen nga nje shpirt rok. Dorina Dorina Dorina e thone pa asnje dyshim juria duke dhene verdiktin e fundit. E thote edhe Ana Tatangelo e cila eshte mesuesja e Dorines edhe e Sofise bashke e cila mund te jete ndier e shperfillur nga shqiptarja me floket e gjate e te zinj kur i zgjati doren per ta perqafuar ne nje nga netet e para te spektaklit dhe Dorina qendroi larg. Askush nuk e ka pritur aq me teper qe nje shqiptare qe ia del te ngjitet ne skenat italiane te beje dhe dengla dhe te mos serviloset pak thjesht per faktin qe u ngjit. Dorina duket sikur ka zbritur nga qielli ne ate skene jo sikur ka shkuar permes detit ne ate vend dhe mbi te gjitha duket qarte se eshte ngjitur per ta poseduar ate jo per ta provuar sakaq. Di te jete vetem artiste dhe nuk ekzistojne ne temperamentin e saj puthjet perqafimet prej frike. Qan vetem kur lotet sia mbajne vertet syte e thelle. Edhe kur merr lajmin e mire serish qan. Sofia nderkohe vazhdon te mos qaje. Qendron e bukur ne skene ne takat dhe hiret e saj me nje pamje vertet te kendshme por nuk ka emocione. Ndoshta sepse bukuroshja Sofi eshte e vetedijshme per grinten qe Zoti i ka pikturuar ne fytyre mikeshes se saj shqiptare rivale ne ate cast. Me pelqen kur ajo e puth disa here ne koke Dorinen. Edhe une aty do ia jepja nje te puthur. Sepse magjia e saj eshte personaliteti dhe karakteri qe e bejne te duket nje dive. Me shfaqet here si Tina Turner e here me kujton Minen. Eumlshte e jashtezakonshme Dorina. Me rrenqeth sepse me kujtoi dhe me mesoi se Shqiperia nuk eshte njolle qe te ndjek nga pas. Qe ste le te ecesh ne jete. Nese je gjeni askush nuk do te te paragjykoje. Lufta eshte mesmesatareve por per ata fatkeqesisht botes nuk i duhet te organizoje konkurse apo ngre nje juri. Ata shume mire mund te behen te famshem ne Facebook. Bota i le ne udhen e tyre te bukur pa dyshim por pa grinte. Dhe ata vete sduhet te mallkojne pse nuk kane copen e tortes qe realisht nuk u takon. Bota eshte e te medhenjve dhe ne kete pikehartat shkrihen e shnderrohen ne fusha me lule. Nuk ka kufij. Ja ku eshte Dorina. Dorina nga Shqiperia vajza e nje artisti qe eshte rritur ne Itali nuk besoj ndryshe nga emigrantet e tjere. Ndoshta nuk do te fitoje une shpresoj dhe besoj qe do tia dale deri ne fund. Ajo ka talent nje dhurate nga ato qe vetem fati ti sjell. Por talenti eshte dhurate nga Zoti ndersa karakteri eshte ai qe ti nderton cdo dite ajo qe ta edukojne qe prej dites se pare qe merr qumesht nene. Nese je gjeni askush nuk mund te te ndale e te te kundervihet. Bota kete nate duket sikur i perket Dorines dhe ajo e tregon sa here i jepet rasti duke u sjelle si nje rebele nga ato qe kohet e fundit i kam pare vetem ne filma. Ne jete duket sikur jane zhdukur. Jam e bindur se cdo shqiptar qe jeton ne Itali ndien ate krenari qe ajo ta imponon me indiference dhe plot nerv. Nuk e shoh as Shqiperine dhe as Italine te Dorina. Me nje magji qe vetem ajo mund te kete arrij te shoh nje te re krenare te talentuar te zgjuar me karakter e grinte. Nje vajze te talentuar qe kerkon te ndjeke endrren e saj pa friken e nevojes per tu pershtatur. Ajo vete ka zgjedhur te lere menjane klishete te merzitshme tashme. Ne intervista flet pak e nuk perdor ne asnje cast une. Nuk kerkon te duket vec shfaqet sic eshte. Me prek kur ajo perthith lotet e gezimit te saj. Eumlshte e forte Dorina si nje shqiptare e vertete. Uroj qe te rrije gjate ne ate skene por dhe nese fati nuk do Dorina sapo ka thyer nje tabu. Qe shanset nuk jane per tu soditur por per ti rrokur me vendosmeri.