Sting Femijeve te mi u them se suksesi nuk eshte sinonim i lumturise
Dje mbushi plot 59 vjec. Nuk do te kete asnje feste per ditelindjen time thote Sting ndersa qendron ulur ne nje kolltuk te rehatshem para se te dale ne skene. Dua te jap nje koncert madheshtor. Biletat u shiten per nje jave nderkohe qe jane shitur 50 kopje te diskut. Goxha arritje apo jo. Sting e ka nisur turneun e tij ne Europe per te publikuar albumin e ri ku do te riinterpretoje kenget klasike te grupit Police dhe te karrieres se tij solistike.
Eumlshte me e veshtire nderthurja me orkestren Kerkon me shume disipline
Disiplina eshte nje fjale qe me pelqen. Ne fillim orkestra ishe si dicka abstrakte. Kishim frike se nuk do te mund te sinkronizoheshim ashtu sic duhej me njeri-tjetrin. Tani gjithcka po shkon ashtu sic duhet. Une kam pasur fatin e mire te bashkepunoj me nje bande profesioniste. Sa kompozitore te zote kane pasur shansin te luajne me nje orkester simfonike per nje vit te tere Jo shume. Do te isha nje i cmendur nese nuk do ta quaja veten me fat.
Fluturime te shpeshta orare te mbingarkuara me pune ndryshime klimatike... Si ja beni qe jeni kaq ne forme
Kujdesem shume per veten. Ha pak vizitohem te mjeku dhe nuk bej budallalleqe. Motoja ime eshte disiplina. Nuk dua te heq dore nga linjat qe kam bark te sheshte nje fytyre te cilen e njohin te gjithe dhe qe ka filluar edhe mua te me pelqeje.
A eshte e veshtire per nje legjende te muzikes pop te marre vendime te guximshme pa rrezikuar qe te mos u pelqeje te tjereve
Qe kur grupi u nda i kam marre vendimet pa u vene shume ne siklet. Publiku te ndjek nese nuk e zhgenjen. Mund te me kishte braktisur kur u largova nga grupi por nuk e beri. Vazhdon te me ndjeke rregullisht.
Ribashkimi i grupit Police dy albume me muzike antike dhe tani nje turne me kenge te vjetra. Mos valle keni filluar te dembeloseni paksa si kompozitor
Une dembel Ky po qe eshte sakrilegj Sa me shume qe kalon mosha aq me i veshtire behet krijimi ke me shume pergjegjesi je i vetedijshem dhe ke nje nivel te larte autokritike. Kur je i ri sic jane femijet e mi shkruan instinktivisht pretendon qe gjithcka qe ben te jete e mire. Konkretisht e shoh veten te pasqyruar tek entuziazmi i Joe qe tani eshte ne turne me banden e tij Fiction Plane ne frymezimin e rrebeshte te Coco-s ne nentor do te publikoje albumin The Constant me emrin I Blame Coco. Me plakjen ky proces rrallohet por cilesia permiresohet.
E keni degjuar diskun e vajzes suaj Eumlshte e ashper thote se nuk e miraton stilin tuaj te jetes...
Eumlshte fantastik nje pop i vertete. Me pelqejne nderthurjet e embla te kitares. Ndoshta nuk i pelqej por une jam babai i saj dhe per mua te dy femijet jane gjeja me e shtrenjte ne bote. Gjithcka e ka vendosur vete nuk ka ndjekur asnje nga keshillat qe i dhashe. Tani gazetat perpiqen ti atribuojne imazhin e punk te vajzes rebele. Kjo nuk eshte e vertete. Ajo eshte shume e dashur dhe e perkushtuar.
Femijet tuaj i jane futur botes se spektaklit. Cfare ndjesie ju jep juve dhe bashkeshortes suaj kjo gje
Tashme jemi mesuar. Nuk na ben shume pershtypje. Pavaresisht se jemi perpjekur shume ti mbajme jashte show-t te biznesit jane zhytur brenda deri ne fyt. Dy jane bere muzikante dy aktore dhe nje regjisor. Tani nuk me mbetet gje tjeter vecse te shpresoj qe Giacomo me i vogli te behet avokat. Joe-s dhe Coco-s u kam thene gjithmone nese doni te beni muzike ne fillim duhet te mendoni per kenaqesine tuaj. Mos u nisni me idene se do te beheni te famshem dhe do te fitoni shume para. Perqendrohuni tek ajo cka muzika i dhuron shpirtit tuaj sepse ne te kundert rreziku per te perfunduar keq eshte teper i larte. Jemi krenare per Coco-n. Duam qe ajo te jete e lumtur. E dime se suksesi dhe lumturia nuk ecin ne te njejtin drejtim.
Per me teper industria e muzikes nuk lundron ne ujera aq te pastra...
Jane vite te veshtira per muziken pop. Duket se me e mira i perket se kaluares. Eumlshte nje krize idesh. Por a nuk eshte e njejta qe po perjetojme ne nivel filozofik fetar dhe politik
Klasifikimet jane siguri e talenteve te reja nderkohe qe shitjet kane filluar te bien...
Spektakli amerikan X-Factor perdor stereotipat e muzikes pop per te krijuar shpresa te rreme. Per nje te ri nuk ka asgje me te demshme se sa te cilesohet si Sting-u i ri Elton John-i i ri ose Beyonceacute e re. Kurre nuk kam degjuar ndonje prej ketyre talenteve te thote qe une jam vetvetja dhe si i tille dua te le gjume ne boten e muzikes. Kush jane ata qe i gjykojne keto talente Fjalet qe u thone nuk jane te verteta. Muzika eshte dicka krejt tjeter. Une ne televizor shoh vetem futboll.
Vendimi per te dhene koncert ne Uzbekistan nje vend ku te drejtat e njeriut shkelen ka ndezur shume debate. Kryeartikullshkruesit angleze jane nxitur edhe nga nje fotografi qe ju shfaq ne nje sfilate mode krah perkrah me Gulnara Karimova-n vajzen e nje presidenti te akuzuar mes te tjerave edhe per shfrytezim ne pune te minoreneve. Nuk keni menduar qe kjo gje mund te perbalte historine tuaj te gjate te te qenit aktivist
Eumlshte e vertete Uzbekistani eshte nje vend qe i shkel te drejtat e njeriut. Por nuk me rezulton te jete subjekt i nje embargoje kulturore si Afrika e Jugut. Nese do te ndodhte kjo gje shoqeria uzbeke do te behej me paranojake me agresive ndaj nesh. Arti gazetaria sipermarrja qarkullimi i ideve te reja dhe une besoj ne fuqine e muzikes jane te gjitha gjera qe u bejne mire vendeve me regjim totalitar. Ndersa per sa i perket Karimova-s mesa duket do te jete ajo qe do ta qeverise vendin nje dite dhe te jeni te bindur se eshte me e ndjeshme se i ati ndaj kultures. Atehere pse jo Perse te mos i leme dyert e hapura
Ne te ardhme do te luani serish muzike te vjeter
Kam ne mendje nje spektakel teatror te bazuar te The Soul Cages albumi i vitit 1991 i shkruar pas vdekjes se babait. Se fundmi ka shperthyer mentaliteti qe muzika duhet te jete e lire. Keshtu qe eshte me mire te eksplorohen territore te reja sepse ndoshta vitin tjeter do te hedh ne treg nje disk te ri.