Meshkujt, si t’i zbulosh mashtrimet e tyre
Kupton se diçka nuk është duke shkuar në rregull në lidhjen tuaj, por nuk je e gatshme që këtë t’ia thuash as edhe vetes sate. Ndoshta është koha për ndryshime. Ke të dashur, por dyshon në të ardhmen e lidhjes suaj? Pyet nëse të mashtron apo thjesht nuk është i kënaqur me ty dhe i duhet pak më shumë hapësirë? Duhet ta dish se nuk ekzistojnë shenja plotësisht të sigurta që do të thoshin se i dashuri yt nuk është i interesuar për ty, por ja cilat janë më të shpeshtat:
Largohet nga ti
Kjo është njëra nga shenjat e para se diçka nuk është në rregull. Eviton kontaktin fizik me ty, gjen mijëra arsyetime që të mos takoheni. Megjithatë, nuk duhet që të alarmohesh menjëherë, ndoshta “tipi” ka probleme personale, të cilat kanë ndikuar që të mos i bjerë në mend për asgjë. Para se ta kalosh tërë natën duke qarë, informohu dhe merr vesh se për çfarë bëhet fjalë me të vërtetë. Mos e sulmo dhe mos u bëj histerike, por ngadalë bisedo dhe zgjidhi problemet në mënyrë të civilizuar. Duhet që t’i analizosh mirë arsyetimet e tij që të mos takoheni. Është e vërtetë se djemve ndonjëherë u pëlqen që të dalin vetëm me shokët, pa vajza, për të pasur mundësi që të bisedojnë për temat e tyre të preferuara: futbollin dhe vajzat. Por, nëse ai del me shoqëri ku ka edhe vajza, ku do të mund të përshtateshe edhe ti, atëherë këtu me të vërtetë diçka nuk është duke shkuar si duhet.
Të bën vërejtje
Nëse i dashuri yt vazhdimisht komenton atë që thua apo bën ti, duke mos hezituar që të të bëjë edhe vërejtje, kjo mund të ketë shumë domethënie. Opsioni i parë është se e bën shumë nervoz, sidomos nëse nuk sillet gjithmonë ashtu. Por, mund të jetë edhe se ai është një djalë shumë i pasigurt në vetvete, prandaj, duke të ngacmuar dhe nënçmuar, rrit vetëbesimin e tij. Duhet ta dish se koha e kaluar me të dashurin tënd duhet të jetë e këndshme. Ai duhet të jetë edhe shoku yt, përpos që është i dashuri yt. Fakti që ai është shumë i bukur, nuk do të thotë se duhet ta durosh sjelljen nënçmuese të tij, pasi kjo nuk është dashuri.
E zë në rrenë
Gjithkush që gënjen e ka të vështirë që t’i mbajë mend të gjitha gënjeshtrat. Nëse e zë në një rrenë, ai duhet që të thotë rrena të tjera për ta mbuluar vetveten. Askujt nuk i pëlqen kur zbulon se e gënjen i dashuri. Por, nëse me të vërtetë e do, atëherë duhet të mundohesh që ta kuptosh se për çfarë gënjeshtre bëhet fjalë. Nëse të ka gënjyer për diçka rreth vetes së tij, për shembull, nëse të ka thënë se është futbollisti më i mirë në shkollë e në të vërtetë nuk është, kjo mund të thotë vetëm se ka dashur që të duket më i rëndësishëm në sytë e tu, pra nuk është gënjeshtër e keqe. Por, nëse e tepron me gënjeshtra, duke thënë se ka qenë këtu e atje, se ka bërë këtë e atë, atëherë me siguri se ke të bësh me një rrenacak të rëndomtë, nga i cili duhet menjëherë të ikësh. Nëse reagon bujshëm kur e pyet se si e ka kaluar ditën, për të kjo është një pyetje e rëndomtë, në të cilën do të “nxehet”, sepse ka diçka për të fshehur dhe ka frikë se do të zbulohet sekreti i tij.
Të fshehë
Përkundër faktit që jeni bashkë prej disa vitesh, ai asnjëherë nuk të ka njoftuar me shokët ose familjen e tij. Kjo mund të thotë se ai nuk e ka seriozisht me ty, apo, në rastin më të keq, mund të thotë se tashmë ka një të dashur. Nëse ia beson ndonjë problem e ai të injoron plotësisht, atëherë ke të bësh me një person egocentrik, i cili është i interesuar vetëm për veten e tij. Nëse me të vërtetë i pëlqen, ai do të dojë që të dijë më shumë rreth teje, që të marrë pjesë në jetën tënde dhe që të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.
Karakteristikat e bashkëshortëve të palumtur
Psikoterapeuti dhe psikologu i njohur i Turqisë, Kurban Yzyrly, duke bërë hulumtime rreth problemeve bashkëshortore në Turqi, vjen në përfundimin se bashkëshortësia paraqet një konglomerat të bashkësisë së çifteve bashkëshortore që kanë qëllime dhe detyra të caktuara. Të gjithëve na është njohur se përveç bashkëshortësisë së lumtur dhe të suksesshme, ekzistojnë edhe bashkëshortësi të pasuksesshme dhe të palumtura. Shumë hulumtime në botë na dëshmojnë për karakteristikat e bashkëshortësive të palumtura. Psikologu amerikan Terman, që është përmendur herën e kaluar, në hulumtimet e veta i përshkruan këto karakteristika më të shpeshta të bashkëshortësisë së palumtur të çifteve.
Karakteristikat e femrave
Femrat që nuk kanë jetë të lumtur bashkëshortore karakterizohen nga këto karakteristika:
Kanë ngarkesë emocionale;
Pretendojnë ndryshime të shpeshta të disponimit;
Me disa sjellje të veta krijojnë një ndjenjë se vlejnë pak, të cilën më parë mundohen ta kompensojnë me qëndrimin agresiv;
Manifestojnë tendenca ndaj prekshmërisë dhe urdhërisë;
Janë ambicioze dhe agresive në punë dhe me dëshirë për afirmim në jetën shoqërore;
Mundohen të krijojnë sa më shumë shokë e shoqe, por më tepër të afirmuar se sa të dashur;
Janë egocentrike;
Kanë më pak afinitet për aktivitetet humane dhe qëllimmira, përpos nëse ato aktivitete nuk kanë të bëjnë me mosafirmimin personal;
Kënaqen në aktivitetet dhe në situatat që janë romantike;
Kanë qëndrime toleruese ndaj meshkujve e më pak ndaj femrave;
Mund të punojnë, por janë të padurueshme dhe joobjektive në punë;
Nuk i duan njerëzit metodikë e të kujdesshëm;
Nuk i duan ato punë që kërkojnë metodë dhe angazhueshmëri;
Karakteristikat e meshkujve
Burrat e palumtur kanë manifestuar ato lloj sjelljesh që kanë qenë gati të njëjta si te femrat e palumtura, por jo të njëjta në situatat ku ndodhen.
Ato karakteristika janë:
Tentojnë të jenë të mërzitshëm dhe pak neurotikë;
Ndjenja e vlerës së zvogëluar u është prezente;
Nuk kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes para opinionit;
I kushtojnë kujdes asaj çka thonë të tjerët për ta;
Shpesh gjejnë kompensimin për pasigurinë e vet në shoqëri, duke marrë qëndrim indiferent;
Kënaqen me atë që t’u komandojnë personave të shtypur në punë apo femrave;
Largohen të luajnë role inferiore apo të garojnë me më të mirët se vetja;
Kanë aftësi për ëndërrime dhe për fantazime;
Nuk janë të fjalës dhe nuk janë punëtorë në punën dhe në aktivitetet e veta;
Nuk dëshirojnë të lëshohen në detaje dhe nuk janë metodikë;
Nuk duan të kursejnë të holla;
Kanë dëshirë të marrin pjesë në garimin e lojërave të shumta me të holla dhe t’i rrezikojnë ato;
Tentojnë radikalizim në marrëdhënie seksuale dhe në ato morale
7 Shkurt 2009