Kombëtarja U-15 kundër OlimpiakositNë vendin fqinjë skuadra U-15 do të luajë kundër Atromitos Peristeri si dhe skuadrave të dy prej klubeve më të mëdha greke: Olympiacos dhe Panathinaikos

Publikoje ne:
Kombëtarja U-15 e drejtuar nga trajneri Sulejman Demollari pas turneut në Maqedoni (23-28 gusht), ku zhvilloi gjashtë ndeshje testuese (5 fitore, 1 barazim ndaj skuadrave të Shkupit, Strugës, Prilepit e Ohrit), si pjesë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Rinore që do të zhvillohet në tetor, do të zhvillojë një tjetër të tillë, por kësaj radhe në Greqi (19-21 shtator).
Në vendin fqinjë skuadra U-15 do të luajë kundër Atromitos Peristeri (19 shtator) si dhe skuadrave të dy prej klubeve më të mëdha greke: Olympiacos (20 shtator) dhe Panathinaikos (21 shtator).
Kombëtarja U-15 ne Greqi
Dt. 19.09.2009
Ora 20:00
Atromitos Peristeri-Shqipëri U-15
Dt. 20.09.2009
Ora 17:30
Olympiacos- Shqipëri U-15
Dt. 21.09.2009
Ora 17:30
Panathinaikos- Shqipëri U-15
Lojtarët e thirrur
1. Aldo Teqja
2. Aleksandro Çakalli
3. Amri Jonuzi
4. Elison Shaba
5. Elvi Bogdani
6. Erjon Hoxhallari
7. Erlind Kraja
8. Frenki Milori
9. Arlindo Pllumbi
10. Gentian Prela
11. Jurgen Vatnikaj
12. Klaudio Çema
13. Klaus Borakaj
14. Klodian Nuri
15. Kristi Marku
16. Mateos Cake
17. Mikelanxho Bardhi
18. Pellumb Zela
19. Senad Sallaku
20. Uliks Tirana
21. Xhuljo Tabaku
22. Adelaid Thaçi
23. Franc Ymerlilaj
24. Gabriel Dako
Rezultatet e Ekipit Kombëtar U-15
në turneun e Maqedonisë
Shqipëri-FK Skupi 2-2
Shqipëri-FK Vllaznimi 4-1
Shqipëri-FK Ohri 5-1
Shqipëri-FK Prilep 1-0
Shqipëri-FK Struga 1-0
Shqipëri-FK Karaoraman 4-1
E Premte, 18 Shtator 2009