E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia merr pjesën e parë të kredisë

Greqia do të marrë pjesën e parë të kredisë 110 bilion euro që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e vendit nga kriza financiare që e ka përfshirë. Lajmi është konfirmuar nga Bashkimi Evropian. Komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare në BE, Oli Ren, deklaroi se do të transferohen gjatë ditës së sotme 20 bilion eurot e para të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Ndërkombëtar Monetar. Marrëveshja për dhënien e një kredie afatgjatë për Greqinë dhe në një shumë të konsiderueshmë është arritur gjatë këtij muaji pas bisedimeve maratonë mes palëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›