E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët për gjykatën Kushtetuese, maxhoranca kalon dekretet e Topit

Komisioni i ligjeve i kaloi për miratim parlamentit 3 emrat e dekretuar nga presidenti Topi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Altina Xhoxha, Bashkim Dede dhe Vangjel Kosta ishin të pranishëm sot në një seancë dëgjimore ku iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve të mazhorancës në komision. Ata folën për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ndërsa i faturuan organit të prokurorisë përgjegjësinë për hetimin e rasteve të abuzimit.

“Ka korrupsion, sic ka në mjekësi ka në drejtësi, ashtu edhe në fusha të tjera. Duke qenë se është vepër penale është detyra e organeve të hetimit dhe prokurorisë t’I zbulojë këto raste korruptive dhe t’I sjellë në gjykatë” tha Xhoxhaj.

“Në perceptimin tim asnjëherë Këshilli i Lartë të Drejtësisë nuk është bërë pengesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve dhe fillimin e procedimit të tyre, të paktën nga viti 1993 e këtej që prej unë punoj në gjyqësor. çdo kërkesë e prokurorisë që është kërkuar për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve nuk është refuzuar asnjëherë, por është puna e organeve investigative” tha Dedja.

“Organi i prokurorisë ka se cfarë të kërkojë nga vetja për këtë dështim të saj. Unë besoj që prokuroria duhet ta konsiderojë veten jo të suksesshme në këtë fushë” tha Kosta.

Kandidatët për anëtarë të gjykatës Kushtetuese bënë një rezyme të punës në vite, ndërsa vunë theksin në profesionalizmin dhe integritetin e punës së tyre.

Emërimi i tre anëtarëve te rinj të Gjykatës Kushtetetuese vjen disa javë pas konsultimeve që presidenti Topi zhvilloi me një grup ekspertësh ligjorë. Parlamenti do të kalojë në seancën e të enjtes për miratim kandidaturat e dekretuara nga presidenti.

Elona Mamushi

Azhornuar së fundi ( e martë , 18 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›