Mesi “ndalon” sërish, për tri javë jashtë fushave të blerta
TIRANE-Lionel Mesi vijon të jetë i pafat muajin e fundit sa u përket dëmtimeve.
Në ndeshjen e fundit ndaj Atletikos së Madridit, ai është dëmtuar sërish, që do ta mbajë deri në 3 javë larg futbollit të luajtur. Barcelona ka marrë disa lajme zhgënjyese nga seanca e radhës trajnuese, sepse i duhet të bëjë në ndeshjet e ardhshme pa shërbimet e yllit Lionel Mesi. Argjentinasi nuk mund t’i ndihmojë kampionët e saposhpallur të Spanjës për shkak të një problemi muskulor. Argjentinasi pati një problem në kofshë në fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Atletiko Madridit në fundjavë, çka e detyroi të ulej në stol në pjesën e dytë.
Mesi iu nënshtrua ekzaminimeve të mëtejshme të martën për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, ndërsa Barcelona kanë njoftuar tashmë se sulmuesi do të jetë mënjanë për të paktën dy javë. 25-vjeçari do të humbasë kësisoji ndeshjet e La Ligas kundër Valadolidit dhe Espanjolit, si dhe është në dyshim për ndeshjen e fundit të sezonit, që Barca do ta luajë në shtëpi kundër Malagës më 1 qershor.
(d.b/eduartilnica/BalkanWeb)