Përurohet porti i ri i peshkimit në Durrës, Berisha: Vangjushi të kërkojë falje se e bllokoi
DURRËS- Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve për portin e ri të peshkimit, në qytetin e Durrësit, financim i Bankës Islamike, në vlerën e 14.6 milionë dollarësh. Baseni, me një sipërfaqe prej 13 ha, do të bëjë të mundur ankorimin e 130 anijeve peshkimi menjëherë.
Berisha sulmoi kreun e Bashkisë Vangjush Dako, duke i kërkuar që të kërkojë falje që për gjithë këto vite bllokoi projektin.
“Jam shumë i impresionuar që jam sot tek ju ‘burrat e detit’, njerëzit e guximit dhe të sakrificës, vetëmohimit ndaj dhe dua tju shpreh ju nderimin tim më të madh dhe tu garantoj se së bashku do përcaktojmë në kuadrin e një plani kombëtar për peshkimin rregullat e mbështetjes tuaj, do dëgjoj me interes dhe vëmendje të gjitha sugjerimet se si ne këtë degë me potencial kaq të madh për ekonominë tonë ta vendosim në vendin që meriton. Një investim prej 14 milion eurosh që do të krijojë për flotën e peshkimit të Durrësit kushtet më normalet ë veprimtarisë tuaj. Kryetari i Bashkisë duhet të kërkojë të falur, se ua them haptaz ju se nuk do ishim takuar për të inauguruar fillimin e punimeve por përfundimin dhe ai e ka bllokuar në mënyrë të çuditshme dhe të paarsyeshme. Por, me ato motive që e bllokoi e zhbllokoi”, theksoi Berisha.
Berisha bëri me dije se pak ditë më parë në Këshillin e Rregullimit të Territorit u miratua edhe plani i rregullimit të Durrësit, i cili sipas tij do të shpëtojë qytetin nga betoni i kryebashkiakut socialist Vangjush Dako.
VIJON