E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi pranë rinovimit me Barçën për një kontratë 7-vjeçare

Talenti argjentinas, Lionel Mesi, kandidati më favorit për të fituar "Topin e Artë" dhe "FIFA World Player", vazhdon të përjetojë një situatë jashtëzakonisht të suksesshme brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Yllit argjentinas sapo i është propozuar kontratë e re nga Barcelona, e cila do ta lidhë me klubin në të ardhmen. "Blaugranët" e kanë bërë lëvizjen e tyre me qëllimin për të frenuar klubet e tjera që tentojnë ta tundojnë yllin e ri të futbollit botëror, dhe në veçanti Interi, i cili ka tentuar të hapë negociata në të kaluarën. Tratativat mes klubit dhe Horge Mesit, babait-menaxher të lojtarit, janë në vazhdim dhe janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Barçës, Joan Laporta, i cili ka shpjeguar se "besoj që gjithçka do të përfundojë me sukses brenda javës. Bëhet fjalë për një kontratë 7-vjeçare. Është lojtari më i mirë i botës dhe një nga më të mirët në historinë e futbollit, ka nënvizuar Laporta. Ndihet mirë këtu dhe për këtë arsye ai luan sipas mënyrës së tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›