E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblimet do të bëhen sipas ligjit

Një ditë pasi peshëngritësit medalistë të Kampionatit Europian për 17-vjeçarë së bashku me presidentin e FSHP-së, Esat Ademi, kanë shfaqur shqetësim nga mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj tyre, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i drejtorit të Sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vasil Bici. Ky i fundit ka tentuar t‘i qetësojë talentet e rinj të peshëngritjes, duke theksuar se ata do të shpërblehen siç e përcaktoi ligji, ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera. Bici shpjegon edhe procedurën. "Vitin e shkuar në Kampionatin e Peshëngritjes për të rinj dhe të reja sportistët medalistë u shpërblyen sipas ligjit ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë‘ nr: 9936, dhe sipas ligjit për ‘Sportin‘ nr: 9376, theksoi Bici. Mendoj se deklarata e presidentit të FSHP-së është pak e nxituar, pasi çdo gjë do të bëhet në kohën e vet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›