E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohen perkohesisht lejet e 7 subjekteve operuese ne kete lum

Fier U hiqet leja shfrytezuesve te brigjeve te Semanit miratohen 10 HEC-e

Agjencia e Ujit te Basenit Seman ka kerkuar ne takimin e fundit te keshillit te ketij baseni heqjen e lejeve te shfrytezimit per 5 subjekte private qe operojne pergjate ketij lumi dhe pezullim te perkohshem per 7 te tjera. Kerkesa per keto masa ndeshkuese eshte percjelle nga pergjegjesi i agjencise Saimir Hoxhaj gjate nje takimi ne Prefekturen e Fierit.

Hoxhaj tha se ato jane bazuar mbi raportet e kontrolleve te bera pergjate periudhes janarndashgusht dhe subjekteve te kerkuara per heqjen e lejeve qe kane shkelur ligjin e reduktimit te shfrytezimit te lumenjve gjate periudhes tetorndashqershor. 3 subjekte kane shkelur ligjin lsquoPer reduktimin e shfrytezimit te zhavorreve dhe rerave ne shtreterit e lumenjve i cili lejon shfrytezimin e zones ne periudhen tetor-qershor ndersa keto subjekte kane punuar ne kundershtim me kete vendim. Per sa u perket 2 prej subjekteve te tjera per te cilat kerkohet gjithashtu heqja e lejes se shfrytezimit ato nuk kane derdhur detyrimet financiare qe kane rrjedhur nga kjo leje per ujin teknologjik dhe ne baze te kushteve te vendosura ne zbatimin e kesaj leje ku thuhet qe leja anulohet kur subjekti nuk paguan detyrimet financiare per nje afat tremujor rrjedh dhe ky vendim sqaroi pergjegjesi i kesaj agjencie.

Pervec ketyre vendimeve kjo agjenci ka kerkuar pezullim 6-mujor te lejes per 6 subjekte te tjera te cilat nuk kane punuar ne shfrytezimin e zonave te miratuara.

Keto subjekte gjate ketyre viteve te marrjes se lejeve nuk kane punuar ne shfrytezim zonat e miratuara.Duke u mbeshtetur ne kushtet e marrjes se lejes per mosrespektim te qellimit te saj kerkojme pezullimin deri ne 6 muaj te lejeve te ketyre subjekteve dhe ne rast se pas 6 muajsh keto subjekte nuk do te kene mundesi per ta shfrytezuar atehere do te kerkojme anulimin e lejes pohoi Saimir Hoxhaj.

Sipas tij A.U.B.Seman mbeshtetur ne kerkesat e ligjit Per rezervat ujore ka perqendruar punen gjate periudhes janarndashgusht ne monitorim dhe kontroll mbi te gjitha subjektet qe operojne ne shfrytezimin e inerteve dhe atyre qe shfrytezojne burimet ujore si per imbotilim dhe per uje teknologjik.

Terheqje vemendje ka shkuar edhe per drejtorite e ujesjellesve qe nuk kane shlyer detyrimet ndaj kesaj agjencie prej vitesh. Sipas perfaqesuesit te agjencise debia e ujesjellesve nder vite eshte e madhe dhe shkon ne mbi 20 milione leke te reja.

Pervec masave ndeshkimore qe kjo agjenci ka prezantuar ka qene dhe miratimi per leje ne parim per 7 subjekte hidroenergji dhe 3 subjekteve per dhenie leje shfrytezimi te burimit ujor po per hidroenergji.

Pavaresisht kerkesave Keshilli i Basenit me nje vendim perfundimtar vendosi heqjen e lejeve per vetem 2 subjekte dhe pezullimin e 10 te tjerave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›