Jeremiç: GJN do të vendosë për Kosovën në 2010
Beograd-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç deklaroi se Serbia pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shpallë të paligjshme deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Shefi i diplomacisë serbe theksoi se një vendim i tillë pritej të merrej gjatë vitit 2010, ku do të gjykohej e paligjshme shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. Jeremiç deklaroi se seanca e parë dëgjimore do të mbahet në prill ndërkaq e dyta është paraparë për në dhjetor të 2009.