Mesiç:Serbia t`i mundësojë Kosovës hapësirë

Serbia nuk e ka të detyruar që ta pranojë Kosovën si shtet, ka thënë ish- kryetari i Kroacisë, Stipe Mesic, në një intervistë për portalin Shqipmedia.
“Shtetet e tjera e kanë pranuar Kosovën. Nëse Serbia nuk do ta pranojë si shtet Kosovën, ajo është punë e brendshme e saj, por duhet t`i mundësojë Kosovës hapësirë që njerëzit të lëvizin lirshëm, të bëjnë tregti, të ndërrojnë ide etj. Serbia e ka edhe në dëm të sajin mosmundësimin e komunikimit”, ka thënë Mesic.
Sipas tij, situata aktuale është në dëm të Serbisë dhe Beogradi definitivisht duhet të gjej ndonjë zgjedhje që do t`i mundësojë Serbisë dhe Kosovës t`i bashkëngjiten Bashkimit Evropian.
Për më shumë, ai ka thënë se shqiptarët kanë qenë viktimë e politikës dhe ideologjisë për Serbi të madhe.