E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek pritet të miratojë fshirjen e borxheve

Ndërkohë, projeksionet e reja tregojnë se ekonomia greke do të goditet nga tkurrja më e thellë në vitin 2012 në Evropë.

Parlamenti grek do të votojë mbrëmjen e sotme për marrëveshjen e propozuar, e cila tashmë është miratuar në nivelin e komiteteve. Koalicioni qeverisës ka shumicën e mjaftueshme për ta kaluar lehtësisht ligjin, dhe nuk pritet të ketë surpriza.

Fshirja e mbi 50 % të borxheve të Greqisë është miratuar këtë javë nga ministrat e Financave të Eurozonës. Ata po ashtu miratuan dhënien e një dorëzanie të dytë Greqisë me vlerën e 172 miliardë dollarëve. Këto para i duhen Athinës në mënyrë që të mos falimentojë me 20 mars, kur ka për të larë një pjesë të borxheve./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-23 17:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›