Mesila Doda: Rama, behu burre dhe hy ne greve urie
Ka qene me te vertete i ashper debati i zhvilluar ne emisionin e mbremshem te “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan. Perballe nje paneli gazetaresh, por dhe ne lidhje te drejtperdrejte me greven e urise, ku ka qene deputeti Eduard Shalsi, ka qene deputetja demokrate, Mesila Doda ajo qe ka kerkuar ne menyre te drejtperdrejte nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama qe te hyje ne greven e urise dhe te mos shtyje te tjeret. “Edi Rama, behu burre dhe hyj vete ne greven e urise dhe mos shtyj grate dhe socialistet e tjere te sakrifikohen per ty”, ka qene deklarata e deputetes Doda. Deklarate permes te ciles deputetja demokrate ka shprehur tere shqetesimin e saj per situaten brenda cadrave ku jane ngujuar ne greve urie deputete e deputete, burra dhe gra, si dhe persona te cilet vuajne nga semundjet kronike dhe te rrezikshme, si e diabetit dhe e tensionit te larte te gjakut. Njeheresh nuk ka munguar te beje thirrje dhe njehere ne drejtim te liderit socialist, duke kerkuar qe te tregohet human dhe te heq grate me femije nga greva e urise, pasi ky eshte nje rast i paprecedent ne tere historine politike. Ne mbeshtetje te saj jane shprehur dhe deputeti tjeter demokrat, Strazimiri, nderkohe qe nuk kane munguar debatet dhe replikat me deputetin socialist Shalesi por dhe me kreun e PBDNJ, deputetin Vangjel Dule qe ndodhej ne panelin e emisionit. Nga ana e tij, Milo, kryetari i PDS dhe aleat i Rames eshte shprehur se vetem zgjedhjet e parakohshme mund te sjellin qetesimin e situates politike dhe zgjidhjen e krizes.