E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësimi i italishtes edhe në shkolla 9-vjeçare

Mësimi i italishtes në shkollat 9-vjeçare do t`i ndihmojë këta nxënës për të vazhduar studimet e mëtejshme drejt Italisë. Ministria e Arsimit është duke i dhënë prioritet sistemit 2 gjuhësor në shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme. Zv ministri i Arsimit Halit Shamata institoi nxënësit për të mësuar italishte dhe për të njohur më tej kulturën e vendit fqinjë nëpërmjet projekteve të kësaj ministrie me ambasadën italiane në Shqipëri.
 

Ndërsa i befasuar nga e folura e mirë e gjuhës italiane nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Hasan Prishtina", ambasadori italian Massimo Gaiani se kjo gjuhë nuk mësohet vetëm nga televizori si dikur por edhe në bankat e shkollës.  “Jemi afër jo vetëm gjeografikisht por edhe kulturalisht. Ka pasur një kohë ku në Shqipëri gjuha italiane mësohej me anë të televizorit, tani ka ndryshuar gjithçka. I bëj ftesë nxënësve të mësojnë me libra dhe mësues” ka shtuar ambasadori.
 

Seksionet dygjuhëshe e dykulturore shqiptaro - italiane janë hapur në vitin 1999 mbi bazën e një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Italisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë. Mësimdhënia e konsoliduar e gjuhës italiane nga klasa 6 - 9, kryhet me metoda dhe tekste italiane të cilat janë dhënë falas nxënësve nga ambasada e republikës së Italisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›