E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi vizitë në Bruksel, takim me Ashton dhe Fulen

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të qëndrojë sot në Bruksel ku do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe komisionerin e Zgjerimit, Stefan Fule.
 

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Koha Ditore” e cila citon burime nga Komisioni Evropian të cilat theksojnë se zyrtarët e lartë të BE-së dëshirojnë që të felenderojnë personalisht kryeministrin e Kosovës për kompromisin e arritur në dialogun me Serbinë.
 

Në të njëjtën mënyrë zyrtarët më të lartë të BE-së kanë falënderuar të martën personalisht presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, i cili u takua me kryetarin e Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, dhe me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›