E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga liron para kohe ish-oficerin serb

Gjykata e Hagës ka liruar ish-oficerin e ushtrisë serbe në Bosnjë, Dragan Obrenoviç, para përfundimit të dënimit prej 17 vjetësh burg. Ai ishte dënuar për krime të kryera kundër myslimanëve në Srebrenicë.

Vendimi për lirimin e Obrenoviçit është sjellë në shtator të 2011-ës nga kryetari i atëhershëm i Tribunalit, Patrik Robinson.

Ky i fundit pat arsyetuar vendimin për “bashkëpunim të jashtëzakonshëm” që ka treguar Obrenoviçi me Tribubalin e Hagës.

Obrenoviç është liruar edhe pse nuk i ka kryer dy të tretat e dënimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›