“Mësimi i shqipes, Greqia nën shembullin e Italisë”
12/03/2012 PDIU përshëndet vendimin e qeverisë “Monti” për gjuhën e shqiptarëve
Tahiri shpreson në mbështetjen e kryeministrit grek
PDIU përmes deputetit Dashamir Tahiri i kërkon Greqisë që ashtu si dhe shteti tjetër fqinj, Italia, të përfshijë shqipen në grupin e gjuhëve që mësojnë fëmijët në shkolla. Tahiri ka falënderuar autoritetet qeveritare italiane për këtë vendim, të përkthyer si mbështetje në vazhdimësi dhe respektin për popullin shqiptar dhe kulturën e tij. Sipas tij, ky aprovim i qeverisë italiane parashikon ndër të tjera mundësinë e mësimdhënies në shkolla përveç shpërndarjes së programeve kulturore dhe nëpërmjet mjeteve kryesore të komunikimit. “Në këtë prizëm kërkojmë që edhe fqinji tjetër i yni, Greqia, të ndërmarrë hapa konkretë edhe për të treguar vullnetin e mirë që gjithmonë e pretendon nga qeveria shqiptare për të aprovuar bazën ligjore dhe aktet e tjera nënligjore të nevojshme për të bërë realisht të implementueshme Kartën Europiane të Gjuhëve Rajonale ose Minoritare. Kërkojmë këtë ratifikim nga qeveria greke si një përmbushje formale e përmbajtjes së Kartës”, - kërkoi Tahiri. Deputeti i PDIU-së në parlamentin shqiptar tha se kjo do të bënte të mundur mësimin e gjuhës shqipe prej qindra mijë fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe banojnë në Greqi prej vitesh. “Gjithashtu do të bënte të mundur për të dalë nga situata e frikës dhe do të mundësonte përdorimin e gjuhës shqipe edhe për mijëra çamë të Çamërisë që vazhdojnë të jetojnë në trojet autoktone të tyre dhe mijëra arvatinas kudo që jetojnë në territorin e Greqisë”, - vijoi ai. Tahiri shprehu besimin te mbështetja e kryeministrit të Greqisë për këtë çështje, referuar prejardhjes së tij. “Besoj do të kemi këtë mbështetje dhe ndërhyrje ligjore nga ana e kryeministrit të Greqisë edhe në respekt të prejardhjes së tij arvanitase. Besoj se formimi i tij kozmopolit do t’i lejonte ruajtjen e kulturës dhe gjuhën e paraardhësve të tij pavarësisht hendekëve dhe mendësive ndarëse dhe përçarëse që prej kohësh helmojnë bashkëjetesën tonë”, - përfundoi Tahiri.
Vendimi i Italisë
Këshilli i Ministrave të Republikës së Italisë më datën 9 mars të këtij viti vendosi të përfshijë gjuhën shqipe në grupin e gjuhëve të huaja që do të mësohen në shkollat italiane në kuadër të ratifikimit të Kartës Europiane të Gjuhëve të Rajoneve ose Minoriteteve. Ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e shqiptarëve në Itali.
Përplasjet
Përplasja më e fundit mes Greqisë dhe PDIU-së u shënua pas emërimit nga qeveria shqiptare në poste zëvendësministrash të dy përfaqësuesve të PDIU-së. Për këtë qeveria greke ka deklaruar përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Gregori Delavekouras, se pozicioni i PDIU-së minon mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.