Nën hetim Yllka, e dashura e Bashos, po pengon drejtësinë
09/03/2012 Ka dhënë dëshmi kontradiktore, në fund pranoi lidhjen intime. Mesazhi i dytë i Ilias
TIRANË- Në cilësinë e personit që ka penguar drejtësinë në zbardhjen e së vërtetës dhe të moskallëzimit të krimit, ish-e dashura e Ilia Bashos është marrë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Duket se Yllka Shehaj vajza që “çmendi” 38-vjeçarin Basho, ka pasur dijeni për vrasjen e laborantes Eleni Basho, ekzekutim që ka ndodhur në datën 2 shkurt. Pardje Gjykata e Apelit la në burg Ilia Bashon me akuzën e organizimit të vrasjes. Disa prej provave të Prokurorisë janë edhe mesazhet telefonike që Basho ka shkëmbyer me të dashurën e tij, Yllka Shehaj. Tashmë organi i akuzës ka mbledhur disa prova edhe për Shehajn dhe ka dalë në konkluzionin se edhe ajo ka pasur dijeni për vrasjen e Eleni Bashos. Mbi të do të rëndojë akuza e moskallëzimit të krimit dhe pengim të drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës. Një nga mesazhet që Ilia i dërgonte asaj është: “Unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po su bë kjo që dua unë”. Ndërsa një tjetër mesazh ka këtë tekst: “Jeta ime, mbaji mend këto fjalë nëse ajo që dua unë nuk bëhet ashtu siç dua unë, të lutem ndihmoji fëmijët e mi si të tutë. Të dua, të dua shumë. Te ora poshtë ke ca lekë, janë të tuat, e di ti dhe unë. Natën”. Ndërkaq, në dëshminë e dhënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore Yllka Shehaj e ka pranuar lidhjen intime dhe është shprehur se Ilia Basho në fund të muajit janar i ka kërkuar që takimet e saj me bashkëshorten Eleni Basho, për shkak të punës që kryheshin mbasdite dhe jo paradreke siç zhvilloheshin më parë. Ndërkaq, Shehaj shprehet pas ngjarjes së 2 shkurtit, Ilia Basho i ka kërkuar asaj që të fshihte aparatet telefonike që dispononte deri në atë moment. Por avokati mbrojtës i Bashos, Lazër Sokoli, thotë se kjo shtetase është pyetur pa u shpjeguar se përse, tre herë, dhe të tre herët ka deklaruar fakte kontradiktore. Avokati thekson se interpretimi i organit të akuzës është naiv, por mbi të gjitha është vetëm një interpretim. Në këtë rast interpretimi ynë për atë që ka ndodhur është më i thjeshtë: Edhe po të ishte e vërtetë sa më sipër, Ilia Basho, i cili ka rënë në dashuri me shtetasen Yllka, porosit të dashurën që takimet e punës me gruan ti bëjë pasdite, se paradite ishte vetë në punë, donte të ishte i lirë dhe të mos e kish gruan nëpër këmbë. Sipas avokatit, mesazhi i parë ka një shpjegim të thjeshtë: personi nën hetim Ilia Basho, në gjendjen e tronditjes së fortë të martesës së tij dhe në një moment depresiv edhe për shkak të konsumimit të alkoolit, i thotë të dashurës se "nëse nuk realizon martesën e tij me të, ai do të vdesë; i kërkon të ndihmojë fëmijët e tij, për të cilët ai është një baba i shqetësuar dhe i tregon për disa lekë të fshehura në ambientet e shtëpisë së tij. Avokati thotë se është pretenduar se prej bashkëshortit të saj, viktimës i janë dhënë për tu derdhur në bankë shuma prej 25 000 eurosh, që ende nuk dihet ku kanë përfunduar. Eleni Basho u qëllua me armë zjarri vetëm disa metra larg banesës së saj më 2 shkurt të këtij viti në lagjen “Shkozë” të Tiranës. Që në fillim policia e kryeqytetit dyshoi për Ilia Bashon, por e arrestoi atë më 21 shkurt, me akuzën e organizimit të vrasjes së bashkëshortes. Prej ditës së parë të prangosjes Basho i mohoi akuzat, ndërsa për vrasësin janë hedhur disa pista. Një prej tyre është që ekzekutori ka ardhur nga jashtë, ndërsa rreth armës së krimit janë duke u shqyrtuar disa versione, në bazë të ekspertizës balistike.