E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tre vite rikthehet rritja ekonomike

12/03/2012  Shtimi i bizneseve dhe vjelja e taksave do të rrisë me 5 për qind në vit financat shqiptare

Pushteti vendor më aktiv në kontrollin dhe vjeljen e të ardhurave në territorin që administron

Nis rritja e Prodhimi i Brendshëm Bruto

Treguesit kryesorë makro-ekonomik për tre vitet në vazhdim priten të jenë shpresëdhënëse për Shqipërinë. Sipas statistikave të publikuara në programin makro-ekonomik të Shqipërisë, pritshmëria për tre vitet e ardhshmë do të jetë pozitive për rritjen ekonomike. Sipas të dhënave, Prodhimi i Brenshëm Bruto do të ketë rritje të vazhdueshme, por jo në nivelet e vitit 2008. Vit në të cilin pati zanafillën kriza botërore, por që ka shënuar dhë një pik në rritjen financiare të vendit. Në vitin 2008 Prodhimi i Brenshëm Bruto pati në rritje prej 7.5%, ndërsa për tre vitet në vazhdim deri në 2011 nuk e kaloi shifrën e 4%. Kjo dhe për shkak të rritjes së presionit të krizës së eurozonës, që u shoqërua me uljen e të ardhurave nga emigrantët. Për katër vitet në vazhdim, duke përfshirë edhe 2012, qeveria parashikon rikthimin e trendit rritës së PBB, e cila parashikohet të prekë nivelin maksimal 5.1%, që është parashikuar për vitin 2015. Sipas këtyre shifrave të paraqitura, Shqipëria nuk do të pësoi një recension ekonomik ashtu siç i ndodhi Greqisë. Vitet në të cilat do të ndihet më shumë ky rigjallërim ekonomik do të jenë vitet 2013 dhe 2015. Për vitin 2013 niveli i PBB do të arrij në nivelin 5%, e cila e konvertuar në vlerë monetare arrinë në 14.4 miliardë dollar, nërsa për vitin 2015, 16 miliardë dollar. Sipas parashikimive edhe përkthimi në rritjen e prodhimit të Brendshëm Bruto për banor do të ketë rritje. Sipas shifrave të publikuara për një banor, PBB do të jetë : për vitin 2012 – 4795 dollarë, për vitin 2013 – 5070 dollarë, për vitin 2014 – 5302.1 dollarë dhe për vitin 2015 - 5642.3 dollarë. Siç duket edhe nga shifrat e parashikuara nga QPZ-ja, PBB do të vazhdojë të ketë rritje për 4 vitet në vijim. Normalisht kjo do të shoqërohet dhe me rritjen e eksporteve Made in Albania, si dhe me uljen e deficitit.

Norma e papunësisë do të zbresë në 9.4%

Papunësia në Shqipëri do të mbetet në nivele të larta dhe për 3 vitet e ardhshme. Ndonëse me një tred zbritës, pritet që vetëm në vitin 2015 Shqipëria të ulë normën për të papunët nën nivelin e 10 përqindëshit të krahut të punës. Parashikimet e publikuara nga tashmë dhe në Fletoren Zyrtare tregojnë se për tre vitet në vijim në Shqipëri do të ketë një ulje të normës së papunësisë. Sipas treguesve të dhënë, norma e papunësisë do të ketë një ulje të vazhdueshme, por jo në nivele shumë pozitive. Konkretisht për vitin 2013, norma e papunësisë do të ulet në 11.4%, për vitin 2014 në normën 10.6% dhe në vitin 9.4%. Nga këto parashikime të publikuara, presupozohet që në Shqipëri për tre vitet në vijim të ketë ulje të vazhdueshme të papunësisë. Kjo ulje e nomës së të papunëve për këto tre vite mund të përkufizohet si një rritje e mëtejshme e sektorit privat. E thënë ndryshe me hapje ose zgjerime të bizneseve të reja ose atyre aktuale që operojnë në vend. Duke i krahasuar këto shifra e 4-vjeçarit që lam pas, vihet re se nuk do të ketë rritje të papunësisë, por vetëm ulje të saj. Në vitet 2008-20011, norma e papunësisë ishte në nivele disi më të larta se ato aktuale. Kulmi i saj arriti në 2009 ku kapi shifrën e 13.8%, kohë kur në vend kishte filluar të ndihej më shumë kriza ekonomike botërore. Që nga ai vit dhe deri në 2015, sipas parashikimeve të qeverisë, kjo normë ka ardhur duke u ulur. Këta tregues janë tepër të mirë për ekonominë e vendit, çka do të thotë se frika e krizës greke ikën një herë e mirë.

Ndryshon klima e të ardhurave në buxhet

Pavarësisht tronditjes së motorëve ekonomik të zhvillimit shqiptar në këto dy vite, për trevjeçarin e ardhshëm ekspertët e qeverisë parashikojnë një rrymë shtytëse për biznesin/ ndaj dhe parashikohet që deri në vitin 2015 të ardhurat në buxhetin e shtetit të rriten, duke shtuar njëkohësisht dhe investime publike. Tatimet janë dhe do të mbeten burimet më të fuqishme financiare të qeverisë shqiptare, të paktën edhe për tre vitet në vijim. Për vitet 2013, 2014, 2015, pritet që shteti të marrë nga të ardhurat e tatimeve në tëresi rreth 375 miliardë lekë, për të tre vitet së bashku. Sipas programit makro-ekonomik, për tre vitet që do të vijonë të ardhurat nga tatimet do të vijojnë të rriten. ǒka do të thotë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Kjo rritje aludohet se mund të vijë si pasojë e shtimit të ndonjë takse ose të rritjes së sektorit privat në vend, si dhe një kontrrolli më të rreptë të vjeljes së detyrimeve kjo si nëpërmjet dixhitalizimit, por dhe formave të kontrrollit prej tatimorëve. Nga të ardhurat mbi Tatimet dhe Doganat, shteti do të përfitojë rreth 865 milonë lekë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për tre vitet në vijim do të jetë rreth 440 milionë lekë në të tërë vendin. Që është një shifër më e lartë se sa në 3-vjeçarin që shkoi. Sipas kësaj presupozohen më shumë qarkullim mallrash dhe shërbimesh në vend. Akcizat gjithashtu do të sjellin në arkën e shtetit rreth 147 milionë lekë, për 2013-2015. Tatimi mbi të ardhurat personale për tre vitet në vijim do të jetë rreth 102 milionë lekë. Taksa nacionale dhe të tjera taksa në parashikimet e QPZ për tre vitet në vijim do të jetë rreth 80 milionë lekë. Vihet re një rritje e këtyre të ardhurave në krahasim me tre vitet që lam pas, gjë që lë vend për të menduar se mund të shtohet një taks e re në vend. Ndërsa taksa doganore do të jetë rreth 23 milionë lekë nga 2013 deri në 2015. Këto parashikime të QPZ për tre vitet në vijim tregojnë një gjallërimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipërisë.

Rriten të ardhurat nga taksat vendore për 2013-2015

Taksat vendore parashikohen të jenë më shumë frytdhënëse për buxhetin e shtetit për vitet 2013-2015, krahasuar me trevjeçarin që lam pas. Pas decentralizimit të pushteteve, si dhe tendencës në rritje për të gjetur të ardhurat e buxheteve bashkiake nga vetë organizmat lokale, pritet që dhe trendi për vjeljen e detyrimeve nga pushteti vendor të jetë në rritje. Taksat lokale përllogariten të jenë rreth 40 milionë lekë. Tatimi mbi Pasuritë (ndërtesat) gjithahtu do të kenë rritje. Sipas parashikimeve të publikuara në Fletoren Zyrtare, për tre vitet që do të vijnë, do të jenë rreth 8.5 milionë lekë. Një rritje disi e konsiderueshme e krahasuar me atë të tre viteve që lam pas. Gjitashtu QPZ-ja ka parashikuar që tatimi mbi biznesin e vogël do të ketë rritje. Shira e këtyre tatimeve do të jetë rreth 10.8 milionë lekë. Dy është një tregues goxha pozitiv pasi nënkupton se në vend do të shtohet numri i bizneseve të vegjël. Siç dihet bizneset e vogla ose të mesme (SME) përbëjnë numrin më të madh të aktiviteteve financiare në Shqipëri. Këto të ardhura të parashikuara nga QPZ-ja për tre vitet në vijim duken tepër domethënëse për ekonominë e vendit. Këto parashikime tregojnë një rritje të aktivitetit ekonomik në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›