Messi, Mourinho.. dhe Bogdani

Emri i sulmuesi shqiptar Erion Bogdani po përmendet orëve të fundit në mediat italiane.
Pasi u bënë të njohura në mediat sportive dyshimet për evazion fiskal të Messit dhe Mourinhos, tani Bogdani dyshohet se ka përfituar nga mospagimi korrekt i taksave në shtetin italian.
Madje, dje është cilësuar se kontratat e rumunit Adrian Mutu, Erjon Bogdanit dhe Matia Grafiedit kanë qenë të parat që janë bërë objekt hetimi.
Vetë bomberi shqiptar ka demantuar këto shkrime duke thënë se ndihet i qetë sepse ka qenë korrekt me pagesat e taksave./Indeksonline/