E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kosovë, 112 vatra rriqrash

Janë identifikuar 112 vatra rriqrash në mbarë vendin, ku për pasojë pesë persona kanë vdekur. Në mbledhjen e Komisionit të bujqësisë, pylltarisë, zhvillimit rural, mjedisit dhe planifikimit hapësinor të Kuvendit të Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë se nuk ka antibiotik, i cili do të shkatërronte virusin e etheve hemorragjike, por një tjetër që e ngadalëson sëmundjen tashmë gjendet në spitalet e Kosovës.

Si raporton KTV-ja, Agani ka pranuar se ka shtim të rasteve të prekura nga ethet hemorragjike, por ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka pohuar se rastet e prekura nga rriqrat në Malishevë janë paraqitur me vonesë në spitale. Ai ka bërë të ditur se deri tashti janë identifikuar 112 vatra rriqrash. Ramadani ka tërhequr vërejtjen se të gjitha rastet e pickimit nga rriqrat nga Malisheva janë paraqitur me vonesë te mjeku. Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Liburn Aliu ka theksuar se sistemi ka defekte dhe se mungon bashkërendimi i veprimeve midis institucioneve./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›