E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi do ta zgjidhte Interin

Mesfushori i Interit, Thiago Motta beson se gjiganti milanez do të ishte destinacioni i ardhshëm për Lionel Messin nëse ai vendos që një ditë të largohet nga Barcelona.

Motta, i cili luajti me Messin gjatë gjashtë viteve të qëndrimit të tij te gjiganti katalan, beson se ish bashkëlojtari i tij nuk do të mbetet në Nou Camp për gjithë karrierën e tij.

“Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona atëherë ekipi i parë të cilit do ti bashkohej do të ishte Inter. Ai është ende i ri andaj herët ose vonë do të vjen koha të bënë ndryshime” tha Motta për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›