E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq trashëgimtari i fronit saudit

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud ka vdekur, deklaroi papritmas televizioni shtetëror në mëngjesin e së shtunës.

Informacione të tjera të mëparshme për përkeqësimin e shëndetit të tij ishin mbajtur të fshehta.

Vëlla nga babai i Mbretit Abdullah, ai ishte pretendenti i parë për fronin e vendit më të madh prodhues të naftës në botë.

Ai ishte njëkohësisht edhe Ministër i Mbrojtjes dhe i Aviacionit.

Në vitin 2004, ai u diagnostikua me një tumor në shtyllën kurrizore.

Besohet se ishte shtruar gjatë javëve të fundit të jetës në një spital në New York, ku në korrik iu nënshtrua një operacioni.

Ishte oborri mbretëror ai që nëpërmjet një komunikate informoi lajmin i pari.

“Me hidhërim dhe trishtim të thellë, ruajtësi i dy qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, Mbreti Abdullah lajmëron për largimin nga kjo botë e Princit Abdulaziz”, u theksua në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›