Dalglish pret para për përforcime

Menaxheri Kenny Dalglish është optimist se do të vazhdojë të ketë përkrahjen e pronarëve të Liverpoolit në afatin kalimtar. Dalglish shpenzoi me të madhe në dy afatet e kaluara duke sjell përforcime si Andy Carroll, Luis Suarez, Stewart Downing, Jordan Henderson dhe Charlie Adam për shuma të konsiderueshme.
Strategu i gjigantit nga Anfield Road ndjen se ka ekip kualitativ në dispozicion por nuk do të frikësohej të hulumtojë tregun sërish dhe pret që Fenway Sports Group të përkrah vlerësimet e tij.
“Ne jemi të kënaqur me fuqinë e ekipit aktual. Sa më tepër futbollistë që duhet të zgjedh aq më e vështirë është puna ime por është në të mirën e të gjithëve. Ne kemi ekip të shëndoshë për momentin por jam i sigurt se kjo nuk do të zgjasë shumë. Po vjen një afat kalimtar në janar dhe nëse ndjej se duhet ta përdori, jam i sigurt se do të kam përkrahjen e plotë nga pronarët” tha Dalglish për mediet angleze.