E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma e re kërkoi Guardiolën

Trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola gjatë verës i ishte ofruar posti te Roma ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Giallorossëve, Franco Baldini.

Zyrtari i lartë i klubit romak njoftoi se kishte biseduar me strategun e gjigantit katalan duke dashur të di gatishmërinë e tij për të marr drejtimin e ekipit nga Olimpico.

“Kam biseduar me Guardiolën. E kam pyetur nëse është i interesuar të vjen te Roma. Ai u përgjigj duke thënë se ndoshta pas disa viteve”, tha Baldini për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›