Perplasje interesante ne Ligen e Kampioneve

Java e katërt e Ligës së Kampioneve vijon me ndeshjet e grupeve A, B, C, dhe D. Në Grupin A, Bajerni do të presë në Alianz Arena Napolin, ndaj të cilit do të kërkojë të fitojë për të përforcuar më shumë pozitat në vendin e parë.
Në ndeshjen tjetër, Vilareali do të luajë ndaj Mançester Sitit në ‘El Madrigal’. “Nëndetësja e Verdhë” nuk ka asnjë fitore në Ligën e Kampioneve dhe ndaj anglezëve të Roberto Mançinit do të kërkojë të ndryshojë serinë e rezultateve negative.
Në Grupin B, Interi do të luajë ndaj Lilës për të harruar formën e dobët të shfaqur në kampionat. Zikaltrit janë në krye të grupit me 6 pikë dhe një fitore ndaj francezëve do të rrisë akoma më shumë moralin e tyre. Në sfidën tjetër të Grupit B, Trabzonspori do të përballet me CSKA të Moskës. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 4 pikëve dhe një sukses i secilës prej tyre i vendos në vendin e dytë.
Në Grupin C, Mançester Junajtid do të luajë me modestët rumunë të Otelul Galatit. Skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson është në kuotën e 5 pikëve dhe nuk duhet të gabojë në këtë ndeshje. Ndërkohë Benfika do të luajë në Lisbonë me Bazelin. Skuadra portugeze është në një formë të mirë dhe në rast suksesi, ajo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Grupit.
Në Grupin D, Reali do të udhëtojë drejt Francës për të luajtur me Lionin me synimin për të siguruar menjëherë kualifikimin dhe sigluar përfundimisht vendin e parë në grup. Në Amsterdam Arena, Ajaksi do të luajë me kroatët e Dinamos së Zagrebit ku do të kërkojë të arrijë një tjetër fitore që do t’i rrisin shanset për kualifikim në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Terri racist, rrezikon kombëtaren
Telashet nuk kanë të përfunduar për Xhon Terri. Mbrojtësi i Çelsit rrezikon përjashtimin nga skuadra përfaqësuese e Anglisë pasi akuzohet për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand në ndeshjen mes Çelsit dhe Kuin Park Rejnxhërs. Messi drejt rekordeve
Është vetëm 24 vjec, por Lionel Mesi është tashmë një mit te Barcelona dhe është bërë pjesë e historisë së futbollit. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Viktoria Plzen, sulmuesi argjentinasi shënoi një 3 golësh duke u bërë zyrtarisht një prej legjendave të klubit blaugrana. Golat më të shpejtë të Champions League
Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë. Bayern Munchen, ekipi i mrekullueshëm
Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.
Milan, operacion në zemër për Cassanon
“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim.
Lajmet kryesore
Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash