Lidington Veriu Smund te shtyhet me tej

Ministri britanik për Cështjet Evropiane, David Lidington ka deklaruar nga Beogradi se cështja e veriut të Kosovës nuk mund të shtyhet përgjithmonë.
Zyrtari britanik ka deklaruar se rifillimi i dialogut Prishtinë-Beograd është shumë domethënës për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë.
Ndonëse jo drejtpërdrejt, Lidington ka lënë të kuptohet se Kosova do të jetë një detyrim për anëtarësimin e Serbisë në BE.
“Mendimi i Komisionit Evropian thotë qartë se cështja e marrëdhënieve me fqinjët është absolutisht e domosdoshme”, ka thënë Lidignton.
Raundi i fundit i dialogut Prishtinë-Beograd, i parashikuar të Veriu i KosovësKFOR do të veprojë sipas rrethanave Thaci: S’jemi në luftë me banorët e veriut KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak mbahej më 27 dhe 28 shtator, u anulua pasi BE dhe SHBA nuk pranuan kërkesën e Serbisë që të flitej për gjendjen në portat kufitare në veri.
Dialogu nisi në muajin mars të këtij viti, ndërsa deri më tani janë arritur 5 marrëveshje, zbatimi i të cilave po pengohet nga Serbia.
Rreth një javë më parë, zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijancic njoftoi se Brukseli kishte marrë konfirmim nga Prishtina dhe Beogradi për gatishmëri për rifillimin e bisedimeve.
Kthimi në dialog është një kusht që edhe vende të tjera të BE-së i kanë vënë Serbisë për të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova OSBE, kritika Kosovës për trafikun njerëzor
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë publikoi sot raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku ndaj Kosovës drejtohen jo pak kritika. Von Sydow: Nevojiten reforma në shumë fusha
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow. Zyrtari vlerësoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme. Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007. Lëshohen sërish targat KS
Në Kosovë ka filluar sërish lëshimi i targave me inicialet KS. Përmes tyre synohet që të largohen nga qarkullimi targat që identifikojnë rajone të ndryshme të Kosovës, por që prej përfundimit të luftës janë lëshuar në mënyrë ilegale nga strukturat paralele serbe. Pack: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack shprehet kundër planit “Ahtisari Plus’ në veri të Kosovës, ndërsa kritikon Serbinë për qasjen ndaj realitetit të ri pas shpalljes së pavarësisë.
Lajmet kryesore
Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash