OSBE kritika Kosoves per trafikun njerezor

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë publikoi sot raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku ndaj Kosovës drejtohen jo pak kritika.
Sipas raportit, trafiku i qënieve njerëzore në shtetin e Kosovës përbën një shqetësim serioz.
Kjo, pasi sipas raportit, sistemi gjyqësor shpesh herë nuk zbaton kornizën ligjore të parashikuar për t’u aplikuar ndaj kësaj vepre penale.
Raporti në fjalë e vë theksin tek tre shembuj të keqzbatimit të ligjit: ngritja e aktakuzave për trafikim, ndjekja e dobët penale e trafikantëve dhe dënimet e ulëta për ta.
Shefi i monitorimit të sistemit juridik në Kosovë, Harold Danier, pas publikimit të raportit, dha një seri rekomandimesh për hetuesit kosovarë.
“Ata duhet të specifikojnë dëshminë që lidhet me secilin element të përkufizimit të trafikimit dhe në aktakuza të përfshijnë cdo vepër tjetër penale që lidhet me trafikimin”, sugjeroi Danier.
Nga ana tjetër, prokurori kosovar Besim Kelmendi nënvizoi se trafiku i qënieve njerëzore mbetet një fenomen shqetësues për të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë.
“Nxjerrja e elementëve të veprës penale të trafikimit të qënieve njerëzore është një cështje jetike për të gjithë ne prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Kelmendi.
“Ne që merremi me parandalimin e kësaj dukurie kemi nevojë të sqarojmë disa gjëra që në praktikë kanë mbetur për t’u zgjidhur konform ligjeve në Kosovë”, vijoi ai.
Edhe gjyqtari Hamdi Ibrahimi, i qarkut të Prishtinës, vlerësoi se raporti ka pasqyruar në mënyrë reale gjendjen në sistemin gjyqësor kosovar lidhur me këtë fenomen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Lidington: Veriu? S’mund të shtyhet më tej
Ministri britanik për Cështjet Evropiane, David Lidington ka deklaruar nga Beogradi se cështja e veriut të Kosovës nuk mund të shtyhet përgjithmonë. KFOR do të veprojë sipas rrethanave
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews e ka bërë të qartë se nëse problemi në veri nuk zgjidhet me anë të dialogut atëherë KFOR-i do të veprojë sipas rrethanave në terren. Von Sydow: Nevojiten reforma në shumë fusha
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow. Zyrtari vlerësoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme. Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007. Lëshohen sërish targat KS
Në Kosovë ka filluar sërish lëshimi i targave me inicialet KS. Përmes tyre synohet që të largohen nga qarkullimi targat që identifikojnë rajone të ndryshme të Kosovës, por që prej përfundimit të luftës janë lëshuar në mënyrë ilegale nga strukturat paralele serbe.
Lajmet kryesore
Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash