Messi e Ronaldo mund të luajnë bashkë

Ish përfaqësuesi i Spanjës, Guti beson se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi mund të përshtaten dhe të luajnë në të njëjtin ekip.
“Ata të dy janë lojtarët më të mirë në botë. Nëse do t’i kisha të dy në ekip, do të pranoja me gjithë qejf. Besoj se ata mund të luajnë së bashku, sepse nuk luajnë në të njëjtën pozitë”, theksoi për të përditshmen spanjolle Marca, 35 vjeçari, i cili pasi i dha fund karrierës si futbollist, do ta nis punën si drejtor sportiv në ndonjë ekip.
Gjatë karrierës së tij, Guti kishte bërë mbi 500 paraqitje me Realin, para se të transferohej në Besiktas.