E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi e përfundon karrierën në Argjentinë

Barcelona do të dëshironte ta shihte në fanellën ‘Blaugrana’ deri kur t’i vendosë këpucët në gozhdë, por Lionel Messi nuk po mendon njëjtë.

Pasi është kthyer në Barcelonë, pasi e fitoi titullin e tretë rresht të ‘Topit të Artë’ në karrierë, sulmuesi argjentinas ka treguar se një ditë dëshiron të kthehet për të luajtur në Argjentinë, të cilën e la kur ishte 12 veç, në periudhën kur e filloi eksperiencën katalunase.

"Në Barcelonë ndihem mirë dhe në Evropë do të luaj vetëm për Barçën. Mirëpo, ëndërr e imja është që ta mbyll karrierën në Argjentinë", deklaroi futbollisti më i mirë në botë për ueb faqen spanjolle‘As’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›