Abraham Ja pse nuk me duan te Tirana
Sipas tij shkaku kryesor qendron te drejtuesit e klubit ne vecanti presidenti Halili. Ne veren e vitit 2010 Abraham u largua nga Tirana ne drejtim te Iraklisit ne kampionatin grek te futbollit por me pare kishte rene ne ujdi me presidentin bardheblu se do te qendronte per te dhene kontributin e tij ne Kupat e Europes dhe me pas do te shkeputej perfundimisht nga skuadra. Faktikisht Abraham nuk luajti me Tiranen ne kater takimet e saj ne Ligen e Europes dhe kjo gje nuk u prit aspak mire nga drejtuesit e klubit e ne vecanti nga Halili. Do jete shume e veshtire qe une te rikthehem te Tirana kjo pasi Halili mban inatin e largimit tim ne veren e 2010-s. Para se te ikja ne Greqi te Iraklis patem rene dakord qe une te luaj edhe ndeshjet e Kupave te Europes me Tiranen por per arsye personale u largova me shpejt nga cfare e kisha parashikuar. Tashme si duket Halili deshiron te hakmerret ndaj meje ndaj edhe nuk do qe une te vij dhe te luaj per Tiranen ka pohuar Abraham. Lojtari eshte ne kerkim te nje skuadre per te pakten 6 muajt e pare te ketij viti derisa te fitoje serish formen e humbur nga demtimi i rende ne gju qe e mbajti larg fushave te futbollit per kater muaj rresht. Drejtuesit e AEL Limasolit ekipi ku ai shkoi vetem para disa ditesh duke lene perfundimisht Iraklisin i kane dhene te drejte qe te gjeje nje ekip ne forme huazimi per pjesen e mbetur te sezonit dhe me pas te rikthehet serish ne klub. Lojtari pati deklaruar para pak ditesh se kishte biseduar me presidentin e Tiranes Refik Halili por pa arritur nje marreveshje me te. Nga ana tjeter per te jane te interesuara edhe Vllaznia e Flamurtari por asnjera prej tyre jo zyrtarisht nuk ploteson kerkesen per 3 mije euro rroge mujore per nigerianin.
Miqesorja Besa mund azerbajxhanasit e Inter Bakuse
Ekipi kavajas ka arritur te fitoje ne miqesoren e zhvilluar diten e djeshme perballe ekipit azerbajxhanas te Inter Bakuse. Rezultati perfundimtar i ndeshjes ishte 3-2. Meglid Mihani shenoi golin e barazimit me ane te nje 11-metershi te fituar nga Sefa pasi azerbajxhansit kishin kaluar ne avantazh. Goli i dyte per ekipin kavajas do te vinte menjehere pas ketij ku do te ishte mesfushori tjeter Paulin Dhembi ai qe do te realizonte. Goli i tij do te kalonte ne avantazh Besen por deshira e verdhezinjve per te shenuar nuk do te ndalej. Loja kishte nje ritem shume te shpejte nderkohe qe kundershtaret azerbajxhans ishin ne veshtiresi dhe nuk dolen dot ne lojen e tyre. Besa e dergon ne 3-1 rezultatin pas nje goli te Dos Santosit. Me pas kavajasit do te terhiqeshin disi duke i lene me shume hapesira kundershtarit. Ne minutat e fundit te ndeshjes Inter Baku do te ngushtonte diferencen ne 3-2. Keshtu kavajasit kane arritur qe te fitojne ndeshjen e dyte miqesore ne token turke mbas te pares ku fituan perballe ekipit te Diabakisporit.
LEONARD KARAJ