Kidman Kam perdorur botox

Nicole Kidman nuk ka pranuar asnjëherë se ka përdorur “botox” kur është pyetur sesi fytyra e saj e ka ruajtur freskinë me kalimin e viteve.
Më në fund, 43-vjeçarja ka pranuar se ka bërë injeksione botoksi. Por, ajo thekson se tashmë nuk përdor më sepse rezultatet nuk ishin të kënaqshme.
Kidman u shpreh në një intervistë për një revistë gjermane: “Kam provuar shumë gjëra për të qëndruar e re, por vetëm palestra dhe dieta e mirë bëjnë punë.”
“Kam provuar edhe botoksin, por nuk më pëlqeu fytyra ime pasi bëra injeksionet. Tani nuk e përdor më”, tha aktorja.
Deklarata e saj e mëparshme ka qenë: “Unë jam tërësisht natyrale. Nuk kam përdorur asgjë në fytyrë apo në trup.”