Duka arbitrave Nuk ju tolerojme me
Federata Shqiptare e Futbollit i ka akorduar dje cmimin e gjyqtarit kryesor me te mire te vitit Albano Jankut. Nderkohe arbitri anesor me i mire eshte vleresuar Redi Avdo. Ne nje ceremoni qe u zhvillua dje ne ambientet e hotel Tirana drejtuesit e FSHF-se publikuan edhe listen e re te gjyqtareve shqiptare qe do te mbajne stemen e FIFA-s. Ne fjalimin e shkurter qe mbajti dje presidenti Duka ai vleresoi sakrificat e arbitrave por njekohesisht u beri te qarte atyre se nuk do te tolerohen asnjehere rastet kur gabojne. Federata pershendet punen e bere nga arbitrat dhe sakrificat e tyre. Ata gjenden ne nje presion te jashtezakonshem shpeshhere dhe per kete ne duhet ti mirekuptojme - u shpreh Duka ne fjalen e tij. - Ka nje rritje te konsiderueshme sa i perket aspektit financiar te pageses se arbitrave ndaj dua te perfitoj nga rasti se edhe kerkesat per nje gjykim korrekt do te jene me te medha. U kam kerkuar te gjithe bashkepunetoreve te mi qe ashtu sikunder tolerojne apo mirekuptojne gabime te paqellimshme dhe te momentit te jene te pameshirshem dhe te mos tolerojne asnjehere gabimet me dashje apo te paramenduara. Ndaj ketij fenomeni nuk do te kete asnjehere kompromis ndaj kerkoj me shume korrektesi dhe pergjegjesi.
Bledar Kola refuzon Kombetaren U-19
Bledar Kola ka refuzuar oferten e Federates Shqiptare te Futbollit per te marre drejtimin e Kombetares U-19. Burime konfidenciale prane kreut te FSHF-se Armand Duka kane konfirmuar dje per Panorama Sport se ish-futbollistit te Kombetares i eshte bere nje oferte konkrete por ai ka dhene nje pergjigje negative. Nga sa mesohet Duka ka komunikuar personalisht me Kolen dhe e ka njohur me planin e tij. Ish-mesfushori kuqezi ka falenderuar Duken per vleresimin por gjithcka ka qene e prere. Sipas te njejtave burime Kola e ka arsyetuar refuzimin e kesaj oferte me faktin se ka nje projekt me akademine e AEK-se dhe deshiron ta coje ate deri ne fund. Prej gati 4 vitesh lezhjani eshte nje nga drejtuesit e punes qe behet me ekipet zinxhir te klubit grek.
mimet
Gjyqtaret me te mire te 2010-s Albano Janku kryesor Redi Avdo anesor.
Gjyqtaret e FIFA-s Lorenc Jemini Enea Jorgji dhe Bardhyl Pashaj kryesore Redi Avdo Proletar Puto Labian Mustafaraj Gezim Koka Melis Dervishi Ridigers oka anesor.
Nderkombetari i futsalles Kreshnik Hakrama
Nderkombetari i futbollit ne rere Migen Masha