Messi i madh, Ronaldo ndoshta jo
Nga Express më 15 prill 2011 në ora 17:33
Johan Cruyff beson se sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është në rrugë të mirë të bëhet njëri prej futbollistëve më i mirë i të gjitha kohërave por nuk është i sigurt se rivali nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo do ti bashkohet atij.
“Messi është rrugës drejt arritjes së elitës së futbollistëve kulmor përfshirë Pelen, Diego Maradonën dhe Alfredo Di Stefanon”, tha Cruyff për AP.
"Ndërsa, Ronaldo e ka më të vështirë sepse është më tepër futbollist fizik për dallim nga Messi është ka teknik të pastër", tha ai.